Bukurije Bushati: Historia e trishtë e një vajza të heshtur

579
Kjo është historia e trishtë e një vajze të heshtur. E një vajze të pa përkrahur nga mamaja e saj. Ajo, personazhi kryesor, ishte një vajzë e padjallëzuar, e pa rritur mirë, e friksuar. Punoi, por jo për të nxjerr bukën e gojës. As për ta patur xhepin me lekë. E shfrytëzuan ata që shfrytëzoheshin nga të tjerë. Puna e saj nuk kishte asnjë orë pushim. Nuk ishte tetë-orarsh. Jetoi duke heshtur, por në fund të jetës bërtiti të gjithë mëllefin që i ishte mbledhur në gryk, i cili nuk e lejonte të dilte zëri i saj. Çfarë donte të thonte ajo? Kë fajsonte me zë të lartë? Po në heshtje kë mallkonte? Mentaliteti i vrazhdë, dhe aspak ndihmues, e frenuan për një jetë të qetë, dhe e çuan në një rrugë të padëshiruar. Në një rrugë e cila pasqyronte pamëshirshëm çdo histori që ajo donte t’i fshinte nga vetja. Pasqyrat ishin të vetmet që e filmonin dhe e fshinin dhunën që ndodhte me trupin e saj,por apo pasqyra nga të tre anët, e dhunuan shumë më shumë mendjen e saj. Nuk u dashurua me askënd në jetë. Vetëm me vajzën e saj, që e donte me shpirt. Shumë kush mund të çuditet nga titulli “Prostitut më bëri nëna”, dhe në fakt është nga ata tituj që preferon të thyej tabut. Historia e letërsisë botërore, ka bërë krime më të mëdha me personazhet fëmijë; Medea i vrau për hakmarrje ndaj të shoqit. Natyra narrative e romanit të bën ta shflehtosh pa e kuptuar se ke kaluar tek faqja erradhës, dhe në fund, je në fund të jetës së personazhit kryesor. Por personazhin tone kush e bëri prostitutë? Një revolt e brendshme shpërthen dhe ajo me sjellje flet, ashtu padjallëzisht siç dinte. 
Si ndjehesh me daljen e romanit më të fundit; “Prostitutë më bëri nëna? 
Këtë roman e kam filluar rreth një viti e gjysëm më parë. Kisha shkruar rreth gjysmën e tij dhe e kisha lënë mënjanë, mbasi më kishte erdhur idea e një romani tjetër në kokë. Jam gjithnjë e hallakatur. Sapo filloj një roman, më vjen një ide tjetër dhe hidhem tek ajo, duke filluar romanin e ri dhe lënë për pak kohë mënjanë atë që kisha në dorë. Është ndoshta e çuditëshme që them, se filloj njërin pas tjetrit tre, katët apo më shumë romane. Diku shkruaj dhjetë njezet fletë, diku gjysmën. Por sejcilin roman me të më ardhur idea filloj e shkruaj në kokë, para se ta hedh në lap top. Pastaj i kthehem përsëri romanit të lënë dhe e mbaroj deri në fund. Është thjeshtë një mënyrë për të mos humbur idenë e re. Kështu pra edhe romanin, e rifillova pas pak muajsh dhe kur e mbarova, nuk u djeva e lehtësuar. Madje ndjeva një dhimbje që personazhi im mbas gjithë atyre vuajtjeve, kishte arritur të mos u përkrahte as nga zoti. Them nga Zoti sepse nga njeriu, ishte vënë përfund. Sigurisht duke e ndjekur personazhin në çdo hap, duke ndjerë dhimbjen e asaj vajze të mitur, dua të them se deri në mbarim të romanit, edhe pse ajo vajzë rritej, ajo qëndronte para meje me ato sytë e përlotur, duke akuzuar të atin, të ëmën, tutorët, madje edhe vetë zotin. Në në rast ajo shprehet: “Po Zoti si e pranon të përdhunohet një fëmi i pambrojtur?” Së fundi, kur shkrova rreshtat e fundit, kam marrë një gotë uji, për të përcjellë poshtë lotin, që më kishte bllokuar grykët dhe kërkonte të shpërthente. E vetmja gjë që më lehtësonte ishte, se në heshtje, i kisha premtuar personazhit tim, se do ta njihja lexuesin me dhimbjen e saj, do të trokisja në zemra nëne për t’ia ndjerë dhimbjen kësaj fëmije të parritur, për të mos lejuar të përsëritet kjo në moshataret e saj. Dhe besoj se kam arritur të çojë mesazhin e duhur.
Sa dakord ishe me këtë titull? 
Duke e parë me syrin e një nëne, kisha menduar një tjetër titull, për këtë libër. Por kur redaktorja dhe korrektuesja e librit, Klaudia Malaj, më tha se e kishe menduar ajo titullin, ndjeva tek titulli që më sygjeroi, protestën e asaj vajze të librit, madje m’u rrënqeth mishi dhe ajo vajzë u paraqit para meje, duke përsëritur atë titull, duke më treguar se nga i vinte ajo dhimbje shpirti. “Më fute në mendime Klaudia.”, i thashë duke vazhduar;” Ti e preke dhembjen e asaj vajze, ia fshive lotin dhe shtove zërin tënd protestues, pranë zërit të saj të mbytur nga dhembja.” Nuk dija se si ta falenderoja. Ajo vajzë, mendoj se ishte tani e qetë. E kishte thënë me zë të lartë, atë që mbante brenda vetes.” Postitutë më bëri nëna” dhe pastaj vazhdoj me vete, ” le ta dinë të gjithë.” 
Me pak fjalë cila është drama e kësaj vajze? 
Është një vajzë e përdhunuar në vazhdimësi nga i ati në moshë të vogël. Mbas një rasti flagrant, ku e ëma e gjen, duke e ërdhunuar edhe kushëriri i të shoqit në sy të tij, pa pyetur se çfarë po bëhet me vajzën e aj e nxjerr atë jashtë shtëpisë, prej ku më pas kushëriri i të shoqit e shet për mall seski dhe shitje pas shitje arrin të shkojë në Greqi, ku vazhdon drama e saj, mes pasqyrave ku ndërgjegja e torturonte me qortimet dhe ajo ndjehej keq, mes kësaj lufte psikologjike brënda vetes. Edhe pse arrin të martohet, në fillim për të shpëtuar nga kjo rrugë prostitutash, pasqyrat nuk i hiqen nga sytë. Kulmi arrin kur ajo, nën presionin e depresionit, sheh të bijën nën pasqyra dhe atëhere zhvillohet lufta mes saj dhe pasqyrave, mes saj dhe të atit, ku fundi lyen me turp shoqërinë ku jetojmë. 
Si është pritur dhe komentuar libri? 
Libri, me aq sa është shpjeguar në intervista apo në parathënien e tij, është pritur mirë nga lexuesi dhe madje me titullin e tij intrigues, ka sjellur komente nga më të ndryshmet. Madje ka patur në një rast, që nga dikush titulli, u quajt i gabuar. Kjo sepse, jemi mësuar me atë, që nuk mundet të bëjmë akuza të tilla, mbase nga mendimi se fëmija është fëmijë dhe mbetet e tillë. Por kanë harruar, se ajo grua që sjell fëmi në jetë, duhet të ndjehet nënë, për të fituar këtë titull hyjnor, ndryshe ajo nuk është nënë, edhe pse nga fëmija thirret me këtë emër. 
Përse trajtuat një temë të tillë?
Idea e këtij libri, më erdhi në një çast, kur teksa ishim në grup mikesh, u tha se një baba kishte përdhunuar vajzën e tij. Pashë se si morrën flakë fytyrat e mikeve të mia dhe menjëherë u ndez një debat, ku dënohej jo vetëm vepra e këtij të papërgjegjëshmi, por edhe e së ëmës, duke thënë se ku i kishte patur sytë. Madje kaq e pabesueshme ishte për njërën prej tyre, sa që tha, se mbase nuk do të kishte qënë vajza e tij, se një baba nuk ka si të përdhunojë të bijën. U krijua një ambjent i rëndë, ku çdo nënë ndjete t’i dridhej shpirti. Atëhere vendosa ta shkruaja këtë libër. Pastaj, si për një koeçidencë të keqe, lexova në një gazetë, apo fb. nuk më kujtohet, se daja kishte përdhunuar mbesën e vet. Atëhere hapa lap topin dhe thashë, duhet flluar.
A ka ardhur koha që të thyhen dhe thuhen tabut?
Them me bindje të plotë se po. Ka ikur ajo kohë, kur ndodhte çfarë ndodhte në familje, duhej të mbyllej brenda saj, për shkak të opinionit. Ka gjëra që nuk munden të mbyllen. Për të tilla raste, nuk ka vend shprehja, se rrobat intime duhen larë e nderë brenda familjes. Në të tilla raste, ato janë të brëndëshme të fëlliqura që nuk ka ujë që i lanë. Ata duhen demaskuar dhe hedhur në koshin e plehrave. Njerëz të tillë, janë të ardhur gabimisht në këtë tokë dhe mbyllja e këtyre problemeve brenda familjes rrezikon jo vetëm fëmijët e tyre, por gjithë shoqërinë. Ndaj duhen treguar, duhet hapur syri opinionit, duhet tërhequr vëmëndja e nënave dhe pjestarëve të familjes, për të parë çdo veprim ndaj fëmijës së tyre apo edhe të fëmijëve të tjerë përreth. Fëmijët janë engjëj dhe sytë i kanë tek hyjnesha nënë.

Redaktore: Klaudia Malaj
Promovimi do të mbahet të shtunën, në Qendrën Tregatare ETC, në sallën AK ART GALLERY të piktorit Azem Kuçana, në orën 17:30 
Sigal