Bahrije Hamiti: Rrugëtimi im nga Prishtina në diasporë

885
Një vajzë elegante, simpatike e dashuruar marrëzisht me muzikën, që tenton të jetë prezentë kudo ku ka emigrantë që dëshirojnë të dëgjojnë këngët e bukura patriotike shqiptare. Në pesë vitet e saj si këngëtare, ajo ka arritur të fitojë famë, falë zërit, korrektesës, ambicies dhe punës sistematike. Për respekt të fansave ajo vishet gjithmonë bukur dhe me finesë. Zëri i saj melodioz për çdo ditë fiton terren dhe tashmë ajo është një ndër këngëtaret më të kërkuara shqiptare në diasporë. 
1-Kush është Bahrija?
Një vajzë gjithmonë e lumtur, që mundohet të shikojë gjithnjë aspektet pozitive në jetë. Unë kam lindur në Mushtisht të Kosovës, pra jam shqiptare e Kosovës. Tashmë u bënë pesë vite që po merrem me muzikë, ku kam sjellë dy klipe muzikore për publikun dhe pjesëmarrëse në gëzime të ndryshme familjare. Njihem si këngëtare e diasporës, ku kam realizuar edhe një album muzikor.
2-Repertori juaj i preferuar? 
Populloret në përgjithësi, por këndoj muzikë të trevave të ndryshme.
3-Si është një ditë me ju?
 Dita ime nis pak vonë, diku nga mesdita për shkak të angazhimeve të mia muzikore në mbrëmje e rrjedhimisht mëngjesi më kap në gjumë. Palestra, takimet e ndryshme gjatë ditës, punët në studio e kështu me radhë.
4-Sa kujdesesh për fizikun tënd ? Po në look-un tuaj është dikush që ju këshillon? 
-I kushtoj rëndësinë e duhur, sipas këndvështrimit tim. Po, sigurisht që konsultohem edhe me stilistët.
5-Cila është veshja më e shtrenjtë në gardërobën tuaj?
Janë të shumta dhe nuk mund t’i veçoj.

6-Romantike apo realiste? 
Realiste dhe me këmbë në tokë!

7-Të ëmbla apo të kripura?
Të ëmbla.

8-Si është Bahrija në kuzhinë?
Mund të them, mirë, por për shkak të impenjimeve të ndryshme nuk kam shumë kohë të gatuaj.

9-Shprehja juaj… 
Gjithmonë kërko më shumë nga jeta, mos thuaj asnjëherë që kam bërë mjaftueshëm, gjithmonë ka mundësi për më mirë.

10-Çfarë ju tërheq më tepër tek një njeri dhe çfarë ju bezdis? 
Më tërheq një njeri me zemër të madhe dhe nuk më pëlqen një njeri që flet shumë.

11-Sa të rëndësishëm janë miqtë për ju? 
Kam një shoqëri të mrekullueshme, i dua shumë të gjithë.

12-Udhëtoni shpesh, kjo edhe për shkak të punës tuaj. Cili është vendi që ju ka lënë më tepër mbresa? 
Udhëtoj shumë shpesh dhe mund të them se jeta ime është e lidhur me avionin, pasi gjithnjë kam kërkesa nga të katër anët e botës ku ka komunitet shqiptar. Do të veçoja Holandën, jam ndjerë shumë mirë.

13-Libri juaj i preferuar? 
The Great Gatsby.
14-Cilat janë synimet tuaja për të ardhmen? 
Të jem një femër e fortë, të ndërtoj një jetë të mirë për veten dhe familjen time. Dua t’i ndihmoj ata, pasi kanë punuar një jetë për të më rritur. Projektet e mia lidhen gjithnjë me muzikën, së shpejti edhe një klip i ri.

15-Në valixhen tuaj të udhëtimeve ka gjithnjë brenda… 
-Libra, revista dhe kremra kozmetike.
Sigal