Artan Telqiu: Më tërheqin shumë rolet negative në filma

531
Sigal

Intervista/ Suksesi i aktorit shqiptar Artan Telqiu në Nju Jork

Aktori i talentuar, produenti dhe skenaristi Artan Telqiu ka patur sukses në teatër dhe film gjatë karrierës së tij artistike në New York. Artan Telqiu me origjinë nga Dibra e Madhe, Maqedoni, u shpërngul në New York pas luftës së Kosovës në 1999. Njihet për rolet e tij në “Cross Roads”, “Best of Friends” dhe “The Belgrade Trilogy”, që i dhanë më shumë sukses si aktor për publikun amerikan. Artani ka luajtur në disa filma në rolin kryesor. Gjithashtu u shfaq në “Anti-Bullying” PSA në 2011 një fushatë kundra dhunës dhe ngacmimit organizuar nga Daniel Azarian, me përkrahje të Perez Hilton. Si dhe u shfaq në serinë mjaft të sukseshme “Monsters Inside Me” (2011) që u shfaq në kanalin e njohur televiziv Animal Planet. Në filmin e regjizorit Orges Bakallit “Made in Amerika”, aktori Artan Telqiu luan rolin kryesor si “Ilir Bushati” bashkë me protagonisten Emira Berisha.

 Tani Artan Telqiu po bashkëpunon me Teodor Petelov në një skenar për një shfaqje me temë ballkanike si dhe punon me kompaninë teatrale në New York “The Whitelisted Theatre Company” si producent dhe drejtor i zhvillimit.

-Në çfarë moshe keni filluar karrierën tuaj të aktrimit?

Isha shumë i ri kur mësuesja më dha mundësinë të luaj në dramat e shkollës. Përvoja e parë në teatër ka qënë në moshën 8 vjeçare.

 -Si ka ndikuar aktrimi në jetën tuaj?

Mund të them që më ka drejtuar në një rrugë për të shijuar jetën më tepër. Besoj në thënien e Konfucit, “Zgjidh punën që do, dhe nuk do të punosh asnjë dite në jetë.”

 -A ndjeni emocione në audicione?

Sigurisht që po. Sidomos në fillim pasi kisha bërë një pauzë shumë të gjatë drejt aktrimit. Sa herë që shkoja në audicion më dridhej gjith trupi. Ishte një përvojë e tmershme. Megjithatë unë mësova të largoj frikën sepse nuk kishte asgjë për tu trëmbur. Ekipi i filmit të kërkon dhe ka nevojë për ty. Duke pasur parasysh këtë dhe faktin se nuk duhet të bësh asgjë pos asaj se të tregosh vehten ashtu sikur je, menjëherë fiton vetëbesimin, dhe kjo është e tëra që nevojitet. Shko në audicion, prezento vehten, dhe haroi të gjitha mbasi të ket mbaruar.

-Cilin zhanër të fimlit prefroni më shumë?

E dua shumë komedinë, por kohës së fundit filmat noir dhe sci-fi më tërheqin vëmëndjen. Sikur dhe shumica e aktorëve preferoj të kem rol negativ në film.

-A keni qenë prezent në ndojë shfaqje speciale ose premiera filmash?

Nuk ka shumë kohë që isha në premierën e “Dreaming American” nga i famshmi Lee Percy dhe Praq Rado që u shfaq në kinemanë e Akademisë të Oskarit. Po ashtu edhe në premierën e “The Elegant Clockwork of the Universe” nga Malik Isasis. Muajin e kaluar më ftuan në premieren e sezonit të dytë të “The Girl’s Guide to Depravity” nga Cinemax, ku shoqja e ime Rebecca Blumhagen luan rolin kryesor.

-Një ndër gjërat që  dëshironi të realizoni këtë vit.

Të prezantohem nga një agjent me famë.

-Projekti i juaj i fundit mbi luftën civile “A Walk With Death” është përhapur shumë në internet. Na flitni për këtë projekt dhe rolin tuaj në të.

Ky film ishte një përvojë e shkëlqyer sepse vendi ku xhiruam dukej njëlloj si në luftën civile të Amerikes. Shumica e njerëzve kishin njohuri të madhe ndaj kësaj lufte. Gati të gjithë e dinin se si dukej uniforma, si të mbahej pushka, se si mjekët kan bërë prerjen e gjymtyrëve në luftë e kështu me radhë. Më bëri përshtypje se këpucët kan qënë njëanësore, nuk ka pasur të majtë apo të djathtë. Të gjitha këto informata u përçuan tek unë. Të përgatitur, u nisëm për në luftë. Pastaj vijoi vdekja! Figura e erët dhe e naltë e vdekjes ishte krijuar në mënyrë profesionale nga Alex Squiers. Me padurim prisja skenën ku vjen të më mari. Regjisori fenomenal, Logan Fulton, kishte gjith skenarin në mendjen e tij. Mbasi filluam xhirimin, ai dinte çfarë kërkonte, të cilën e realizoi me sukses. Ishte një ditë e ftohtë dimërore e cila përfundoi me një luftë civile shumë emocionuese që përcjell një mesazh shumë të vlevshëm për të gjithë.

 -Çarë jeni duke punuar momentalisht?

Për momentin jam i punësuar në “The Whitelisted Theatre Company” si producent dhe drejtor i zhvillimit. Jemi duke punuar drejt realizimit të një drame tjetër nga Ballkani këtu në NY. Bashkë me Teodor Petelov punoj në procesin e shkrimit të një drame. Gjithashtu punoj drejt një projekti të përbashkët me Christopher Piccione. Jam duke punuar edhe me regjisoren Yelena Sabel në filmin e saj “Sex, Blood, and Fairy Tales”. Po ashtu bashkëpunoj me vellezërit Brennan në në një film me metrazh të shkurtër me titull “Selected”. Si dhe në një mision për të krijuar demo të punës sime si aktor, dhe kuptohet audicionet e vazhdueshme.

 Ermira Babamusta