50 Cent milioner me Bitcoin?

746
50 Cent e ka pranuar se nuk i ka 8 milionë dollarë në vlerë të Bitcoin, pasi u raportua se ai kishte pranuar si formë pagese me këtë monedhë virtuale për albumin e tij “Animal Ambition” më 2014.
Në një dokument të gjykatës të publikuar të premten nga The Blast, reperi e pranon se kurrë nuk ka pasur Bitcoin – dhe shton se nuk i ka mohuar raportimet e mediave se ai ka Bitcoin për shkak se nuk mendonte se duhej ta bënte këtë.
Sigal

Ai tha:

“Është e vërtetë se kur mendoj se një raportim është në favor të imazhit ose brendit tim, nuk reagoj”.
Kur Bitcoin ishte në kulmin e vlerës së tij, mediat e huaja raportuan se 50 Cent i ka 8 milionë dollarë në kriptovalutë, transmeton Gazeta Express.
Por, për të dëshmuar se ai ka falimentuar, 50 Cent tha se nuk posedon asnjë Bitcoin. Është e paqartë nëse 50 Cent është duke e gënjyer gjykatën për punën e falimentimit.
50 Cent e pranoi në dokumentet e falimentimit se raportet e fundit në media kanë “raportuar rrejshëm” se ai i ka bërë 8 milionë dollarë me Bitcoin.
Në realitet, thotë ai, ai kurrë nuk ka pasur Bitcoin “prej vitit 2014 e deri më sot”. 700 bitcoinët që raportohej se ai i kishte fituar nga shitjet e albumit, raportohej se ishin kthyer në dollarë nga një palë e tretë para se 50 Cent apo kompanitë e tij ta merrnin atë.