Ana Faris mohon zërat për tradhti: “Me Chris kemi një mardhënie të shkëlqyer”

484
Ana Faris ka bërë të ditur se spekulimet që bashkëshorti i saj Chris Pratt po e tradhëton janë therëse por të pavërteta. 38 vjeçarja e cila ka një një djalë me protagonistin e Jurassic Ëorld u shpreh se këto thashetheme kanë qënë “shkatërruese” për çiftin. Sipas US Weekly Anna ishte e shqetësuar se Chris mund të jetë duke e tradhëtuar atë me aktoren Jennifer Lawrence me të cilën do të luaj në filmin “Passangers”.

Por Faris e ka mohuar kët gjë duke thënë se ajo dhe Pratt kanë një marrëdhënie të mrekullueshme dhe të lumtur. “Gjithmonë kam besuar se thashethemet e personazheve publikë kanë qenë pak a shumë të vërteta sepse nuk kanë qënë kurrë pjesë e jetës time. Por unë dhe Chris kemi një marrëdhënie të shkëlqyer.”- u shpreh aktorja për US Weekly.
Sigal