Ambasada amerikane për Eugent Bushpepën: Mezi presim interpretimin fantastik!

589
Vetëm pak minuta na ndajnë nga finalja e madhe e Eurovision, ku Eugent Bushpepa do performojë këngën “Mall” në skenën e Lisbonës.
Rokeri shqiptar ka patur mbështetje të madhe këtë vit dhe nuk ka munguar urimi nga ambasada amerikane.
Në një postim në faqen zyrtare të Facebook, ambasada shkruan: “I urojmë fat këngëtarit Eugent Bushpepa në finale e sotme të Eurovisionit! Ne mezi e presim interpretimin e tij fantastik dhe po bëjmë tifo për të!”
Votimi do të fillojë në fund të të gjitha performancave, ku Shqipëria mban kodin #ALB. Votat mund të merren vetëm nga personat që jetojnë jashtë vendit tonë dhe nga juria profesionale.
Sigal