Reagon Shezai Rrokaj për Tahirin: Tani çdo gjë po del në dritën e diellit

534
Deputeti i LSI, Shezai Rrokaj në profilin e tij në Facebook ka komentuar arrestimin e Tahirit, me masën arrest shtëpie.
Rrokaj në statusin e tij është shprehur: Masa e sigurise me “arrest shtëpie” tregon intimidim dhe kapje e gjyqësorit prej politikës në pushtet. Kurse për mazhorancën dëshmon se qëndrimi i saj në mbrojtje të Tahirit për mosheqje të imunitetit ishte absurd.
Postimi i plotë:
Masa e sigurisë për Tahirin!
Masa e sigurise me “arest shtëpie” tregon intimidim dhe kapje e gjyqësorit prej politikës në pushtet. Kurse për mazhorancën dëshmon se qëndrimi i saj në mbrojtje të Tahirit për mosheqje të imunitetit ishte absurd. Kryeministri vazhdon t’i japë mbrojtje, por gurët e murit qeveritar por bien një e nga një deri sa orteku t’ia zë frymën Qeverisë që doli me votat e blera me paratë e drogës dhe që është vënë në kontrollin e krimit të organizuar. Nëse e “respekton” tani këtë vendim kryeministri, përse nuk e respektoi kur u kërkua heqja e imunitetit. Farsa vazhdon. Tani çdo gjë po del në dritën e diellit. Reforma në drejtësi është kapur.
Sigal