Begaj për vdekjen e Kadaresë: Shqipëria dhe shqiptarët humbën sot gjeniun e tyre të letrave

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vdekjes së shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare.

Ai ka shkruar se shqiptarët sot humbën emancipuesin e tyre shpirtëror.

“Shqipëria dhe shqiptarët humbën sot gjeniun e tyre të letrave, emancipuesin e tyre shpirtëror, Ballkani poetin e miteve të tij, Evropa dhe bota ndër përfaqësuesit më të spikatur të letërsisë moderne.
Të qoftë e lehtë lëndina në panteonin e përjetësisë, Kolosi ynë i mendimit dhe i penës”.
Sigal