Ahmet Demaj: Me vlonjatët në Tepelenë në Kuvendin e Polifonisë

Ahmet Demaj
Kryetar i Shoqatës labëria Dega Vlorë

Gratë e Kurveleshit shkojnë për në Vlorë,

Sigal

me djepe ngarkuar me foshnja në dorë.

I përzuri greku me thikë në dorë;

qaj moj Shqipëri ulëri moj e gjorë.

Ky është treguesi i asaj historie pse tepelenas dhe vlonjat, që rrojnë me bukë thatë e të tjera vargje si këto e kanë skalitur afrimitetin shpirtëror dhe fizik në shekuj. Nuk ka pas hall dhe gëzim që të mos i jenë gjendur njeri tjetrit.

Ky është ndofta treguesi i qartë pse delegatët e Vlorës në këtë kuvend u shoqëruan edhe nga Prefekti Flamur Mamaj bir i Dhemblanit të Tepelenës, Ervis Moçka, kryetar i Qarkut nip i Salarisë, Nerti Bella kryetar i Bashkisë së Selenicës, deputetët e nderuar të Vlorës, Bujar Leskaj, Vullnet Sinaj, Pranvera Resuli dhe Teuta Ramaj.

Pas analizës vjetore në Vlorë dhe fushatës zgjedhore për në këtë kuvend delegatët përfaqësues nuk bënë shamata “se dua të vete unë”, por në Kuvendin e VII do të shkojnë ata që kanë treguesit më të mirë në punën e bërë në Shoqatën “Labëria”, “Nderi i Kombit”. Kështu u zgjodh Ruzhdiu për vite me radhë që kontribon në drejtim të Shoqatës Bolena, u zgjodh Adhurimi që organizon si asnjë tjetër mbajtjen gjallë të vendlindjes, në Vermik, u zgjodh Petrefi, që po organizon me djemtë e fshatit Bashaj rikonstruksionin e qendrës së fshatit Bashaj, u zgjodh Namik Jahaj, i cili me fantazi dhe kontribut financiar modeloi, realizoi në mënyrën më të mirë Memorialin Historik në Mesaplik. Me mirëkuptim ja lanë vendin Ëngjëllush Avdulit që dha shkëndinë e një organizimi të Shoqatës Karbunar, Albert Habazi i kudondodhur kontribues në drejtim të SHAK “Labëria”, Tomor Lelo, të cilët ja dinë vlerat, për të lënë në krye të këtij grupi Prof. dr. Bardhosh Gaçe. Degët e tjera po me njerëz të nderuar plotësuan konfiguracionin e mundshëm.

Ky kuvend kërkon si llogaridhënjen nga secili “Ja ç’ka bërë Shoqata Labëria por çfarë kam bërë unë me detyrat e mia për Labërinë.

Raporti na përmendi për punë të mirë. Ne në analizat e bëra kemi rezervat tona. Veç një gjë themi me krenari se periudha nga kuvendi në kuvend hodhi poshtë si mendimin dhe dëshirën e disave që deklaruan dhe vazhdojnë të thonë se Misioni i kësaj Shoqate mbaroi. Veprimtaritë e organizuara në shumë fshatra të Vlorës, shumëllojshmëria e tyre, modelet e reja si në Vajzë, Velçë, Kallarat, Bolenë, Tërbaç, Vranisht, Drashovicë, Rromës, Mesaplik, Brataj, Gjormë dhe në shumë fshatra të tjera flasin se Shoqata “Labëria” është në start të ri. Nga bashkëpunimi dhe propaganda e gazetës “Labëria”, që vlen të lavdërohet, me këtë ritëm po punojnë edhe degët e tjera.

Secili nga ju ka emocionet e veta për këtë qytet se sa energji të jep. Ndjehem krenar dhe ndofta borxhlli për njerëzit e këtij rrethi edhe për një arsye personale. Këtej më 15 gusht 1963 kur isha vetëm 16 vjeç fillova punën si mësues. Respekt për Xhevdet Pataj dhe Gani Begaj, Qemal Gërbin e shumë të tjerë. Në Qesarat, në Allkomenaj, në Selekë, në Arrëz të Vogël e Martalloz kam aq kujtime positive, sepse pata mundësinë të njihja burra të shquar si Elmaz Teme e Rebani Shehu, Koço Nika, Fejzo Ismahilin dhe Fuat Loloçin, Muharrem Xhufin, Eshref Gjonçën. Kështu ishte mësuesi i fshatit kur veç 4 klasa kolektive, me mbi 30 nxënës, me 36 orë mësimi në javë apo 16 orë ditari në ditë në 6 ditë që ka java bënte dhe punën me vatrën e kulturës etj, etj. Vuajtëm, por mësuam shumë, vuajtëm por u bëmë më të fortë.

Të nderuar delegatë. U bë një zhurmë e madhe për ndryshime statuti. Por efektet i shohim sot. Nuk ka kryetar të përjetshëm si u komentua, ka kryetar me konkurencë dhe alternativë. Në çdo organizim ka mendim kundër. Debati bën mirë. Por në fund ka një tregues, që është PUNA. Po të krahasojmë e të japim llogari secili: jo si e mora detyrën, por si e le atë që mora për të drejtuar, mendoj se kemi bilance pozitive.

Ç’ishte Sh.A. K. “Labëria” dhe ç’jehon ka marrë sot. Vet prania e kaq njerëzve të shquar që nga Kosova dhe trevat e tjera të Shqipërisë flet qartë se  puna e bërë ka interesa kombëtare.

Çdo familje, çdo fshat, çdo krahinë ka kodet e veta, në mikpritje, në tradita, në kulturë. Ne i zbatojmë fqinjësinë, bashkëjetesën e komuniteteve krahinore dhe fetare.

Një profesor, një kuvend më parë kur ne ngritëm shqetësimin e deformimit të këngës labe më quajti shumë të ngarkuar emocionalisht.

Kërkova të gjeja argumente pse më ndodhte kjo?

Eshtë origjina prej labi. Ja një argument: Plaku me djemtë zë prit në një urë për të vrarë hasmin. Hasmi vjen duke kënduar me shkopin krahëqafë. Djemtë në këmbë për të qëlluar. Plaku u thotë: Jo! Mos shtini. Burri në këngë nuk vritet. Dhe kënga e burrave nuk prishet.

Jemi të alarmuar për Këngën Labe.

E fillova diskutimin me vargjet e grekërve. Jo një herë, por disa herë ka provuar deri në provokacione të 2 gushtit ku biri i Tepelenës, kapedani vogël Memo Nexhipi, mori batalionin e shkoi në kufi.

Pra nuk na e dolën me pushkë, as me grekërit e tij sot po na mundin, po na marrin këngën me lek te të shiturit dhe të blerët tanë.

Kërkoj që ky kuvend të mos vijë vërdallë, por në rezolutën e tij të qendrojë në propozime dhe detyra konkrete për çdo shoqatë, për çdo të zgjedhur për të vlerësuar në trevat e Labërisë, për çdo mik që e do Labërinë si vendlindjen e tij.

Ka dhe një zgjidhje tjetër që dikush qoftë edhe në këtë kuvend të na mbush mendjen që jemi gabim dhe do t’i mbyllim sytë pa e prekur një fije fallcifikimi të bërë. Në qoftë se ky projekt mendon të qendrojë në këmbë sa jemi ne gjallë. Ju përgjigjemi. Do jetë më patriot brezi që vjen. Ata po japin shënjat, këngën e vendlidjes nuk e shesin. Kanë marrë fuqi po stimulohen dhe me fonde të taksapaguesve të Labërisë, për të bërë aktivitete të pavlera e deri të deformuar.

Ne jemi në këtë kuvend për t’ju përgjigjur.

Urojmë kryetarin e ri të ketë suksese.