Në dy legjislatura Manxhar Bina është zgjedhur Deputet i Kuvendit Popullor. Puna dhe kontributi i tij është vlerësuar me 6 urdhëra të nivelit të lartë, nga: Urdhëri i “Flamurit” e deri urdhëri “Ylli i Kuq”. Gjithashtu është dekoruar me 6 dekorata të larta pune e shërbmi.

Më 23 shkurt Shoqata A.K. “Labëria” dhe qytetarët e Vlorës përcollën për në botën tjetër pas 96 vjetëve jete dinjitoze, z. Manxhar Binaj. Pas pritjes që familja organizoi te lokali “Hollidej”, u kalua në ceremonialin e homazheve te Pallati “Labëria”. Pjesëmarrja e shumë qytetarëve të Vlorës të ardhur të shumtë nga Sevasteri si vendlindja e tij dhe shumë fshatrave të Vlorës, u dalluan të ardhur në këto homazhe nga Tirana, Shkodra, Tepelena, Gjirokastra. U dukën të pranishëm deputet, kuadro të institucioneve shtetërore në qendër dhe bazë.
Televizionet lokale morën intervista dhe mendime nga qytetar të thjeshtë, intelektualë dhe ish kuadro drejtuese në Vlorë e Gjirokastër si Flamur Mamaj, Astrit Aliaj, Arben Meksi, Albert Habazaj e shumë të tjerë familjarë e bashkëkohës të tij. Për të kaluar te ceremonia finale e përcjelljes e cila në Labëri demostrohet me një fjalë përkujtimore në shenjë nderimi për personazhin Manxhar Binaj. Çfarë u tha:
Në emër të labërve të Vlorës dhe labërve kudo ndodhen në Shqipëri ju sjellim ngushëllimet për humbjen e njeriut tuaj të dashur. Por na besoni që sot këtë dhimbje e ndjejnë bashkë me Ju edhe ata ish partizanë që luftuan si Manxhari që në moshën 15 vjeçare, e kujtojnë gjith ata studentë e ish ushtarakë të lartë që shërbyen bashkë me të në Ushtrinë tonë Popullore, e nderojnë gjith ata drejtues e n/punës që punuan bashkë me të në poste drejtuese të retheve dhe qendër.
Eshtë në praktikën e ceremonive të tilla të kujtojmë rrugën dhe gjurmët që ka lënë në këtë rrugë. Manxhari që pas 35 mijë ditëve sot shkëputet nga ne.
Manxhar Binaj, lindi në Sevaster më 1930, në një familje të nderuar dhe të dëgjuar në krahinë e më gjerë.
Shkollën fillore, 5 klasë, i kreu në fshatin e lindjes dhe 7-vjeçaren në shkollën e “Bashkuar të Oficerëve” gjatë viteve 1949 – 1950.
Në janar të vitit 1951, gradohet oficer dhe transferohet në Vlorë, me detyrën e komisarit të kompanisë, në regjimentin e parë të M: Bregdetare.
Ajo që e bën të dallohet nga shumë të tjerë bashkëkohës është jeta pas pluralizmit politik. Diti të pranoj e të luftoj për vendosjen e demokracisë me këshillime dhe veprimtari shoqërore. Këtë portret labi e përcjellim fizikisht, sepse kujtimi për të do të jetë i pa fund, si partizan, si ushtarak, si student në Moskë, si drejtues i ushtrisë e si drejtues në shumë rrethe.

Në vitin 1951 – 1954 përfundon gjimnazin “Ali Demi” në Vlorë.
Prej vitit 1954 – 1959 mbaroi studimet e larta në Moskë, në Akademinë Politiko – Usharake, “Lenin”.
Si ushtarak, karrierën e ka nisur nga Komisar Kompanie, komisar regjimenti, duke ngjitur shkallët pas përfundimit të Akademisë Uashtarke.
Prej 1 janarit 1961 deri në tetor 1967, caktohet me detyrën e komisarit të Brigadës Përmet, dhe nga nëntori 1967, deri në fund të vitit 1970 me detyrën e zv/Komisarit të Korpusit në Shkodër.
Nga nëntori 1970, deri në 1 janar 1975 me detarën e sekretarit të dytë të Komitetit të Partisë i rrethit të Vlorës. (Në vitin 1972 jam njohur me të).
Prej vitit 1975, deri në tetor të vitit 1979, me detyrën e instruktorit të Komitetit Qendror të PPSH, për ushtrinë.
Prej tetorit 1979, deri në shtator të vitit 1985, sekretar i parë i komitetit të Partisë për rrethin Tepelenës. Dhe nga shtatori i vitit 1985 deri në 1 qershor të vitit 1991, sekretar i parë i Komitetit Partisë i rrethit Gjirokastër, datë e cila doli dhe në pension, por jo pa punë!
Manxhar Binaj, ka përfunduar gjithashtu kursin e lartë të Shtabit të Përgjithshëm dhe kursin e lartë për filozofi, në Shkollën e Lartë të Partisë.
Në dy legjislatura Manxhar Bina është zgjedhur Deputet i Kuvendit Popullor.
Puna dhe kontributi i tij është vlerësuar me 6 urdhëra të nivelit të lartë, nga: Urdhëri i “Flamurit” e deri urdhëri “Ylli i Kuq”. Gjithashtu është dekoruar me 6 dekorata të larta pune e shërbmi. Manxhar Binaj është autor i botimit të librave.
Ajo që e bën të dallohet nga shumë të tjerë bashkëkohës është jeta pas pluralizmit politik. Diti të pranoj e të luftoj për vendosjen e demokracisë me këshillime dhe veprimtari shoqërore.
Këtë portret labi e përcjellim fizikisht, sepse kujtimi për të do të jetë i pa fund, si partizan, si ushtarak, si student në Moskë, si drejtues i ushtrisë, si drejtues në shumë rrethe dhe kjo është arsyeja që në këtë përcjellje shohim kaq shumë të huaj jo vlonjat. Ju falnderojmë që keni ardhur për të na respektuar vlonjatin tonë të mirë Manxhar Binaj.
Por të drejtën e të qenit krenar e me kokën lartë edhe pse i shohim me lot në sy, e kanë fëmijët e familjes Binaj: Agroni, Vala, Sokoli, Zana që Manxhari dhe bashkëshortja e tij Hasija (shkëputur nga jeta vite më parë) të cilët kudo që vajtën si n/punës dhe qytetar demostruan edukatën e babait Manxhar dhe nënës Hasie, duke u kthyer në model qytetarie për të tjerët.
Do të ndihen krenar fisi Binaj dhe krahina e Sevasterit që te Manxhari gjetën një derë të hapur për hallet e tyre, gjetën konsulencën por dhe oponencën për punë e veprimtari shoqërore.
Do të ndihet krenar Labëria në Vlorë, Tepelenë dhe Gjirokastër por dhe qytetarët e tjerë në Tiranë, Shkodër, Përmet. E deklaroj këtë nga mesazhet që ndoqa në rrjetet sociale.
Por atyre që do ta kujtojnë më shumë do të jenë veteranët në Vlorë. E kishim dikur n/kryetar të zgjedhur dhe bashkë me Seit Jonuzaj ditën si të drejtonin sepse u zgjodhën në drejtim për të marrë përgjegjësit e Luftës që bënë, e Luftës që fituan e të asaj lufte që duhet mbrojtur edhe sot, për të respektuar e nderuar 75 mijë partizanë dhe 28 mijë dëshmorë.
Gjatë gjithë këtij 8 orëshi në dispozicion u fol për manxharin dhe nuk u harruan secili të sillte kujtime personale.
Agim Çiraku, kryetar i Shoqatës Kulturore “Labëria”

E ndjej për obligim dhe detyrim që në emër të të gjithë atdhetarëve, patriotëve dhe familjes Çiraku t’i shpreh ngushëllimet familje së intelektualit të shquar dhe birit të Labërisë Manxhar Binaj.
I paharruar kujtimi i tij!






















