Prof. Gjergji Foto: Me këtë administrim fillestarësh dhe adoleshentësh në politikë, skandalet janë më të shumta se arritjet

Le të shpresojmë se në të ardhmen e largët, mund të kemi një qeverisje që nuk do mendojë të pasurohet për veten, por të pasurojë popullin dhe vendin!

– Ne, që punuam një jetë të tërë, kudo, për të siguruar mirëqenien e këtij populli, kurrë nuk e mendonim që pasardhësit e PS që kanë shpërdoruar pasurinë e popullit, “të qëndrojnë e të mos dorëzohen”

NOA

-Po mbrohen të pandehurit dhe një qeveri me ish ministra të burgosur e të arratisur, e shumë të tjerë, që akuzohen për shpërdorime

– Gjuhën e kësaj toke e dinë profesionistët dhe specialistët shqiptarë, të huajt i kanë mundësitë, kanë pajisje, kanë para, por nuk dinë gjuhën e tokës sonë

– Për 30 vjet ne gjeologët kemi zbuluar mbi 20 vendburime nafte, kurse ër 30 vjet kompanitë e huaja, në det apo në tokë, nuk kanë zbuluar asnjë vendburim të ri nafte

– Po jetojmë një qeverisje që nuk është e aftë jo më të tejkalojë arritjet e atij Pushteti Popullor

Prof. Gjergji Foto

Ne që punuam…

Dhe ne, që punuam një jetë të tërë, kudo, në ara për bukën dhe në industri për të siguruar mirëqenien e këtij populli, me përkushtim e sakrifica, kurrë nuk e mendonim që pasardhësit e Partisë së Punës, që sot quhen Partia Socialiste dhe Rilindje, të inkurajojnë ata që Drejtësia “që duam”, i pandeh me fakte, që kanë shpërdoruar pasurinë e popullit, “të qëndrojnë e të mos dorëzohen”, se ne, populli, u paskemi dhënë 83 vota, e parlamenti do të shprehë dëshirën e tij!! Çudira që po ndodhin në këtë vendin tonë, ku mbrohen të pandehurit dhe një qeveri me ish ministra të burgosur e të arratisur, e shumë të tjerë, që akuzohen për shpërdorime. “Ideali” që grupimet politike që kanë drejtuar këtë vend, këto 35 vjet, paska qenë “pasurimi vetjak”, duke shitur pasuritë e vendit e vjedhur nga investimet, për të mbushur xhepat e tyre!

Shqipëria dhe historia

Shqipëria, historikisht, është dalluar për trima e të vendosur! Por nuk di që drejtësinë, ta kenë administruar e dhënë të huajt. Përkundrazi; shqiptarët, kanë administruar vendet e huaja. E ka pasur drejt AT Zef Pllumi, burrë i mençëm shqiptar, bio, i rritur në bjeshkë, i formuar, për fat, në vend, nga mendimtarët e filozofët perëndimorë, kur thotë se (me fjalët e mia) “armiku më i madh i shqiptarit, është vetë shqiptari”. Pra beso, por ji vigjilent! Dikur, gjithçka, dhe çdo gjë, ia besonim Pushtetit Popullor; si duket ka marrë fund ajo praktikë! Tani, ashtu si liria është vetjake, edhe përgjegjësia, është po e lirë dhe vetjake!

Le të shpresojmë se në të ardhmen e largët

Sa për kujtesë! Do të dëshiroja që në FB, publikuar nga anëtarë e kryetarë të Partisë Socialiste, kur për rastin e zonjës Belinda Balluku, shkruanin se: “Asnjë sfidë nuk të ndal dot!”, shoqëruar me një grusht nga një krah muskuloz, të inkurajojnë edhe këta që do të dëgjojnë në listën e të dënuarve dhe pandehurve, të administratës qeverisëse të mazhorancës të formuar nga grupi i tyre politik, i mbiquajtur “Rilindja”. Lista, në fakt fillon që nga viti 2017, me emërimin e Presidentit të Republikës, shkaktari i 21 Janarit të vitit 2011, dhe mbyllet me njoftimin e sapo bërë në media, për dorëheqjen e “eminencës gri” të qeverisë, e pastaj me radhë, si në listën e publikuar me zë, e publikuar, më poshtë: Këta anëtarë dhe kryetarë të PS, “na bëjnë optimistë”, që të shpresojmë se në të ardhmen e largët, mund të kemi një qeverisje që nuk mendon të pasurohet për veten, por të pasurojë popullin dhe vendin!

Gjuhën e kësaj toke

Gjuhën e kësaj toke e dinë profesionistët dhe specialistët shqiptarë. Të huajt i kanë mundësitë, kanë pajisje, kanë para, por nuk dinë gjuhën e tokës sonë. Nuk janë aparaturat, janë njerëzit në radhë të parë. Për 30 vjet ne gjeologët kemi zbuluar mbi 20 vendburime nafte. Për 30 vjet kompanitë e huaja, në det apo në tokë, nuk kanë zbuluar asnjë vendburim të ri nafte dhe do të vazhdojnë të mos zbulojnë sepse gjeologjia e Shqipërisë, është si gjuha e nënës!”

Me këtë administrim fillestarësh

Me këtë administrim fillestarësh dhe adoleshentësh në politikë, më e pakta që mund të thuash, me që për këto 35 vjetët e fundit, nuk kanë mësuar akoma se si udhëhiqet një popull historikisht i varfër por shumë i pasur me pasuri natyrore potenciale, i etur për mirëqenie dhe siguri për vete dhe për brezat e ardhshëm, për arsim e shëndetësi falas. Po jetojmë një qeverisje që nuk është e aftë jo më të tejkalojë arritjet e atij Pushteti Popullor që dështoi të ishte përjetësisht nxitës zhvillimi, por na shkatërroi arritjet e tij, uli numrin e popullsisë dhe forcave të punës në vend, na shkatërroi bujqësinë, tërë industrinë, arsimin dhe shëndetësinë, sigurinë e jetës dhe mbrojtjen dhe gjithçka të arritur. Sot, jemi një vend me popullsi të gjysmuar, pa forca pune, pa prodhim, me falje të gjithë pasurive natyrore nëntokësore dhe fshirje të të ardhurave nga to, me zhvillim të cunguar, bazuar në tregti, shërbime dhe ndërtime boshe, me një arsim të dobët, sistem shëndetësor me cilësi të ulët, pa mbrojtje, me korrupsion dhe vjedhje investimesh, me shtim të numrit të hajdutëve, shtimit të ministrave të “sapo mbirë”, me shumë të burgosur dhe paraburgosur. Vërtet jemi një shtet prej 113 vitesh por mes nesh ka shumë e shumë përvojë pune, që ashtu si gjithë asetet mbetet e pa shfrytëzuar!

Shqipëria, historikisht, është dalluar për trima e të vendosur!

Por nuk di që drejtësinë, ta kenë administruar e dhënë të huajt. Përkundrazi; shqiptarët, kanë administruar vendet e huaja. E ka pasur drejt AT Zef Pllumi, burrë i mençëm shqiptar, bio, i rritur në bjeshkë, i formuar, për fat, në vend, nga mendimtarët e filozofët perëndimorë, kur thotë se (me fjalët e mia) “armiku më i madh i shqiptarit, është vetë shqiptari”. Pra beso, por ji vigjilent! Dikur, gjithçka, dhe çdo gjë, i a besonim Pushtetit Popullor; si duket ka marrë fund ajo praktikë! Tani, ashtu si liria është vetjake, edhe përgjegjësia, është po e lirë dhe vetjake!

Qeveritë janë përgjegjëse të dështimit

Çdo të thotë të kesh një qeveri të përgjegjshme si ajo e Norvegjisë, e dëgjuar shumë së fundi, për “Fondin Sovran” të krijuar nga nafta! Një shembull real, për të realizuar aspiratat e një populli si yni, historikisht i mbijetuar në shekuj, përherë si objekt pushtimi për interesa perandorake, për interesa fetare, për pasuritë natyrore dhe cilësitë njerëzore, për eksperimente ideologjike, deri idesh bashkëkohore interesash, i shkatërruar nga luftërat e njëpasnjëshme, një komb trim dhe me intelekt, por i ndarë në disa copa territori dhënë si “resto në tregun e zi të shërbimeve për interesa të shteteve të mëdha Evropiane dhe Ballkanike” dhe faktikisht sot, në vendin e dytë në Evropë, për pasuritë natyrore potenciale për frymë të popullsisë dhe në vendin e 101 në botë, për Dhjetorin e vitit 2025.