80-vjetori i çlirimit të Atdheut, nesër në QKLL promovohet antologjia poetike “Ju kish lindur nëna për një botë të re” dhe albumi “Luftëtarë dhe Artistë” nga Mehmet Gëzhilli

219
Sigal

Në kuadër të festimeve të 80-vjetorit të çlirimit të Atdheut, Bashkia Tiranë, Qendra Kombëtare e Librit dhe e Leximit dhe Shtëpia Botuese “Argeta-LMG” çelin ekspozitën me krijime artistike të heronjve dhe dëshmorëve të LANÇ “Luftëtarë dhe Artistë” dhe promovojnë e Antologjinë poetike ”Ju kish lindur nëna për një botë të re” dhe Albumin “Luftëtarë dhe Artistë” përgatitur nga z. Mehmet Gëzhilli. Promovimi mbahet nesër, dt. 25 nëntor 2024, ora 11:00  në Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit.