Zjarri shkrumbon një banesë në Frakull të Fierit, s’ka të lënduar

33
Sigal

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë këtë mbrëmje një banesë në fshatin Frakull e Madhe në Fier. Nga të dhënat e para të policisë bëhet e ditur se banesa e shtetasit I.M., 71 vjeç është djegur plotësisht.

Ka vetëm dëme materiale, ndërkohë që ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit.

Informacion paraprak:

Rreth orës 20:00 në fshatin Frakull e Madhe, në banesën e shtetasit I. M., 71 vjeç, ka rënë zjarr dhe është djegur plotësisht. Nuk ka dëme në njerëz.

Paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit ka qënë aksidental nga soba e drurëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

©