EMRAT/ Trafikuan 2.5 mln euro drogë, 63 vite burg për shqiptarët. Si vepronin e kodet që përdornin

459
Sigal

63 vite burg është vendimi i Gjykatës Italiane për grupin e shqiptarëve të arrestuar të akuzuar për trafikim të kokainës nga Hollanda në Itali.

Shqiptarët e dënuar janë -Alfred Shabani, 43 vjeç, i dënuar me 11 vite burg e 1000 euro gjobë; -Lulzim Halili, 37 vjeç, i dënuar me 11 vite burg e 1000 euro gjobë; -Valentin Lleshi, 31 vjeç i dënuar me 11 vite burg e 1000 euro gjobë; -Gëzim Shoshi, 57 vjeç, i dënuar me 21 vite burg e 1000 euro gjobë; -Si edhe shtetasi italian, shofer i automjetit tip TIR me të cilin transportohej lënda narkotike, Mauro Alvise Cauzzo 66 vjeç nga Venecia, i dënuar me 9 vite burg e 35 mijë euro gjobë.

Hetimet nisën në vitin 2011 dhe u vërtetua se vetëm brenda 15 ditëve grupi i shqiptaëve trafikuan nga Hollanda në Itali 25-30 kg kokainë.

Autoritetet fqinje zbuluan se grupi i shqiptarëv vijnë nga zona e Shkodrës në veri të Shqipërisë dhe thirreshin “malësorë” pasi  flisnin një dialekt të fortë gjë që ka vështirësuar përgjimet ndaj tyre. Kreu i bandës ishte Gëzim Shoshi, i cili merrej me administrimin e parave për blerjen e kokainës në Hollandë, si dhe me shpërndarjen e saj në territorin italian kryesisht në rajonin e Lombardisë.

Drogën shqiptarët e fusnin në Itali përmes automjeteve të drejtuara nga korrierë të ndryshëm ku mbi çdo pako kokainë ishte e shënuar me gërma emri i qytetit apo zona ku ajo do të shpërndahej.