Zjarr në një pallat në kryeqyetet, detajet e para

113
Sigal

Një zjarr ka përfshirë një pallat në rrugën “Asim Vokshi”, në Tiranë. Shkak kanë qenë kabujt e shpërndarjes së rrjetit elektrik, nga ku janë shpërndarë flakët.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 05.02.2023, rreth orës 17:55, në rrugën “Asim Vokshi”, në një pallat, ka rënë zjarr në kabujt e shpërndarjes së rrjetit elektrik.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe shërbimet e zjarrfikëses, të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.