Trajneri i Partizanit/ Kolela: Jam i qetë pas lëvizjeve të merkatos, presion ka gjithmonë

123
Sigal

Trajneri i Partizanit, Xhovani Kolela ka dhënë konferencën për shtyp, në prag të ndeshjes ndaj Laccit, e programuar të luhet ditën e hënë.

Kolela tha se ndihet mjaft i qetë, pasi tashmë e di se kush është larguar dhe kush është afruar në skuadër.

“Lojtarët i kemi të gjithë të gatshëm dhe në gjendje të mirë. Përveç Bilalit, i cili do të jetë i gatshëm që nga data 7 shkurt.

Presioni është gjithmonë, kur humb ka më shumë se më parë, por është normale. Por në këtë lloj profesioni, presioni është arsyeja për të cilën të paguajnë.

Nuk është një punë veçanërisht e vështirë puna me ekipin në këto momente. Gjëja kryesore ishte që më në fund kaluam muajin janar. Muaji janar është ai ku nuk duhet të bësh profesionin e trajnerit. Për fat të keq, fakti që merkato përkon me ndeshjet është një katastrofë, jo vetëm për Partizanin, por për të gjithë. Por kur bën një propozim gjithë jetën e thua që duhet bërë merkato para se të nisin ndeshjet, duket sikur thua diçka që nuk ka kuptim… Tani jemi të qetë, dimë kush ka ardhur e kush është larguar. Po punojmë që të rikrijojmë disa mekanizma që kemi humbur paksa me largimin e disa lojtarëve. Dhe po krijojmë të rinj.

Laçi sipas meje ka skuadër të mirë, ka cilësi të mëdha përpara dhe në mesfushë. Mbrapa janë të organizuar mirë, janë një ekip i mirë. Pastaj në këtë kampionat sipas meje nuk ka skuadra të dobëta dhe të forta”, tha ai.