Zjarr masiv në pyllin e Darzezës, ndërhyjnë zjarrfikëset

17
Sigal

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë mesditën e sotme pyllin me pisha në zonën e Darzezës në Fier, duke shkaktuar shqetësim për përhapjen e flakëve dhe rrezikun për mjedisin përreth.

Sipas burimeve, në vendngjarje janë dërguar katër mjete zjarrfikëse, të cilat po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve. Era dhe terreni i vështirë kanë vështirësuar ndërhyrjen për shuarjen e tyre.

Deri më tani nuk raportohet për rrezik banesat, por autoritetet po monitorojnë nga afër situatën për çdo zhvillim të mundshëm.

Ende nuk janë bërë të ditura shkaqet e zjarrit.