Zjarr i madh në fabrikën e sfungjerit në Elbasan, tymi mbulon qytetin

92
Sigal

Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë një fabrikë sfungjerësh në Elbasan, sipas njoftimit të policisë.

Shkak i zjarrit dyshohet se ka qenë një shkëndijë elektrike. Nga pamjet ne media duket se tymi ka mbuluar të gjithë qytetin.

“Rreth orës 10:20, në fshatin Katund i Ri, Elbasan, ka rënë zjarr në një subjekt privat (fabrikë për prodhimin e sfungjerit), në pronësi të shtetasit F. S., 53 vjeç., banues në lagjen “Dyli Haxhire”, Elbasan. Si pasojë, janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.

“Paraprakisht, dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në sistemin elektrik të objektit të këtij biznesi. Shërbimet zjarrfikëse vijojnë punën për shuarjen e zjarrit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, me qëllim zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit”, deklaroi policia.