VIDEO/ Policia kontroll “blic” në Tiranë, shoferi i urbanit i dehur që në mëngjes

426
Policia Rrugore e Tiranës ka vijuar kontrollet “Blic” përsëri në orët e para të mëngjesit, në pjesën lindore të qytetit të Tiranës. Gjatë kontrollit u konstatua një drejtues autobusi i linjës Tufinë-Qendër i cili drejtonte autobusin në gjendje të dehur, ku testi i parë rezultoi 0.56 mg/l dhe testi i dytë 0.66 mg/l.
Drejtuesi i autobusit Besnik H, 52 vjeç, banues në Tiranë, u arrestua në kushtet e flagrancës për drejtim të mjetit në gjendje të dehur.
Sipas policisë rrugore, kontrollet janë në funksion të shqetësimeve të qytetarëve për transportin publik, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.
Edhe gjatë fundjavës Policia Rrugore ka konstatuar një sërë shkeljesh të rregullave të qarkullimit rrugor; si drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, në gjendje të dehur, pa Leje Drejtimi, për shpejtësi tej normave të lejuara në autostradë e në qendrat e banuara, mosvendosje të rripit të sigurimit, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, për shkelje të semaforit, për mosshlyerje të masave administrative, e shkelje të tjera.
Gjatë fundjavës janë arrestuar 9 drejtues mjetesh, nga të cilët 2 për drejtim mjeti pa Leje Drejtimi dhe 7 për drejtim mjeti në gjendje të dehur, ku një drejtues mjeti shtetasi J.M, u ndëshkua për 6 shkelje njëherësh, konkretisht: Nuk i bindet shenjës së ndalimit të punonjësit të policisë, nuk rregullon shpejtësinë veçanërisht në qendrat e banuara, vazhdon lëvizjen ndonëse sinjalizimi i semaforit e ndalon atë, rezultoi nën efektin e alkoolit ku testi i parë 0.70 mg/l testi i dytë 0.65 mg/l, mjeti me xhama të errësuar si dhe debitor me një masë plotësuese të pashlyer.
Janë tërhequr 75 Leje Drejtimi, ku drejtuesit e automjeteve do dalin në OASH, nga këto:
24 Leje Drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur
41 për shpejtësi tej normave të lejuara në autostradë dhe në qendrat e banuara
10 për shkelje të tjera.
Po gjatë fundjavës janë vendosur 1751 masa administrative nga këto:
– 98 për mosvendosje të rripit të sigurimit
– 180 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit
– 73 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse
– 161 për parakalim të gabuar.
– 41 masa për shpejtësi tej normave të lejuara.
– 6 masa për shkelje semafori.
– 4 masa për mungesë të Kontrollit Teknik dhe Siguracion.
Si dhe masat e tjera për parkim të gabuar e shkelje të tjera.
Policia Rrugore e Tiranës, do vijojë në mënyrë të pandërprerë kontrollet “Blic” dhe të përqëndruara në të gjitha rrugët e Tiranës, duke përdor mjetet logjistike Drager e Radar, si dhe do vijojë kontrollet në brendësi të lagjeve të qytetit për t’ju ardhur në ndihmë banorëve të cilët kanë shprehur shqetësim për parkimet e gabuara, për mjetet e lënë në rrugë për një kohë të gjatë etj.
Njëkohësit Policia Rrugore e Tiranës apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo shkelje të konstatuar duke i garantuar për reagim të shpejtë e të paanshëm.
Sigal