LAJM I FUNDIT/ Detaje të reja nga mega-operacioni në Elbasan, mes të arrestuarve emri i njohur i botës së krimit

285
Sigal

Operacioni i drejtuar nga prokuroria e Elbasanit, ka çuar në pranga 8 punonjës të policisë së Burgjeve dhe 17 persona të dënuar që aktualisht janë duke vuajtur dënimin.

Nga një hetim i kryer prej disa muajsh në bashkëpunim edhe me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, është provuar se në burgjet si Elbasan, Peqin dhe Korçë, të dënuarit me ndihmën e punonjësve të policisë së burgjeve, fusnin drogë, pije alkoolike, telefona dhe femra që nuk i përkasin rrethit familjar.

Mes personave të arrestuar, mësohet se është dhe Gazmend Braka, alias i njohur si “Gaxhai”.

Ndërsa ka dhe të dënuar të tjerë që janë arrestuar për futjen në qeli të sendeve të paligjshme.