Zhduket një vajzë në Shkodër, dyshohet se është trafikuar

365
Një vajzë e re në Shkodër është shpallur në kërkim pasi është larguar nga banesa e saj në drejtim të paditur. Mungesën e 18-vjeçares e ka denoncuar në polici babai i saj, i cili deklaroi para uniformave blu se nuk ka asnjë informacion se ku mund të jetë vajza e tij. Por shtetasi A.K., 40 vjeç me banim në fshatin Shtoj i Ri pranë qytetit Shkodër, pretendon se e njeh personin, i cili ka rrëmbyer vajzën e tij, me motivin për ta trafikuar jashtë shtetit.
Sipas kallëzimit të bërë nga 40-vjeçari, vajza dyshohet se mund të trafikohet jashtë shtetit me qëllim për t’u shfrytëzuar si prostitutë, nga një 28-vjeçar me banim në po të njëjtin fshat. Sipas 40-vjeçarit, i përfshirë në zhdukjen e të bijës me planin për ta kthyer në një prostitutë, është i riu me iniciale F.H, banues në fshatin Shtoj i Ri.
Sigal