23 kilogram drogë, dhe bimë kanabisi në oborrin e shtëpisë, kapet ‘mat’ fieraku

232
Sigal

Një 45-vjeçar është arrestuar nga policia pasi gjatë kontrollit në banesën e tij është gjetur një sasi prej 23 kilogram lëndë narkotike e dyshuar cånnabis sativa dhe disa bimë cånnabis të kultivuara në oborr.

Policia bën me dije se ndaj tij rëndojnë akuzat për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Tashmë materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë goditjet ndaj veprimtarisë krīminale në fushën e narkotikëve. Finalizohet një tjetër operacion antidrōgë, i koduar “Vjeshta”.

Operacioni nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier.

Sekuestrohen rreth 23 kg lëndë narkotike cånnabis sativa dhe bimë cånnabis.

Vihet në pranga autori.

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë krīminale në fushën e narkotikëve dhe në bazë informacioneve të mara në rrugë operative, Policia e Fierit zhvilloi operacionin antidrogë të koduar “Vjeshta”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

E. B. (S)., 45 vjeç, banues në Cakran, Fier.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 45-vjeçarit, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi prej 23 kg lëndë narkotike e dyshuar cånnabis sativa dhe disa bimë cånnabis të kultivuara në oborrin e banesës.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike.