Zhduket i riu shqiptar në Itali, kërkime në lumin Po

111
Sigal

Prej disa orësh, policia dhe trupat e kërkim shpëtimit janë duke kërkuar për trupin e pajetë të një të riu shqiptar.

Ngjarja ka ndodhur në komunën e Occhiobello, Itali, ku që prej mesditës janë duke u bërë kërkime në lum, pasi u dha alarmi për zhdukjen e një 38-vjeçari shqiptar.

Kërkimet po bëhen me varka dhe me helikopter.

Zhdukja e shqiptarit është denoncuar nga gruaja e tij, e cila të shtunën në darkë ka lajmëruar policinë, pasi bashkëshorti i saj nuk ishte kthyer në shtëpi si zakonisht.

Policia dyshon se ai mund të jetë mbytur në lum, dhe prandaj edhe kërkimet janë përqendruar në këtë zonë.