Zbardhet ngjarja në Fier, gruaja u vra nga bëshkëshorti 75-vjeçar

551
Një vit pas ngjarjes, policia e Fierit ka zbardhur vrasjen e një gruaje nga bashkëshorti i saj, 75 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur në janar të vitit 2017 dhe është raportua si vdekje natyrale e gruas.
“Pas një pune hetimore disa mujore nga Policia e Fierit në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë, është arritur të sigurohen prova dhe të merret masa e ndalimit ndaj autorit të dyshuar të vdekjes së shtetases V.V, bashkëshortit të saj, shtetasit Namik Velaj, 75 vjeç, banues në Patos”, sqaroi policia.
Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, me vendimin e datës 23.02.2018, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në Burg” për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare” parashikuar nga Neni 79/c i Kodit Penal.
Gjithashtu është marrë masa e heqjes së të drejtës së ushtrimit të profesionit për mjekun e Urgjencës së Spitalit Rajonal Fier, shtetasin I.T si edhe ka filluar procedimi penal për veprën penale “Shpërdorim i detyrës” dhe është dhënë masa e sigurisë “Detyrim paraqitje” në Policinë Gjyqësore.
Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Sigal