Ansambli çam, pjesë e madhështisë të artit tonë kombëtar

1102
Besnik Velaj
Për herë të parë folklorin e krahinës së Çamërisë e kam përjetuar me gjakun e zëmrës, forcën e shpirtit kur kam lexuar veprën e plot të të ndierit Fatos Mero Rrapaj nga Gumenica e Vlorës, folklorist. Arti folklorik i krahinës së Çamërisë na erdhi i gjallë, i prekshëm kur trupat e cfilitur nga plagët të 30.000 çamëve “mërguar” në Shqipëri, të përzënë nga vendlindja e tyre nga krimineli Napoleon Zerva dhe korofillaqia. Populli fisnik i racës shqiptare ishte lider i këngës dhe valles shqiptare,t ë dëgjuar në jugë, veri, Ballkan, Evropë dhe Botë. Drejtori artistik i ansamblit “Krahu i Shqiponjës”, Sali Nuredini na tregon historikun e krijimit të tij nga brezi paraardhës tek brezi pasardhës, është vet Sali Nuredini. Duke qenë një lexues i historisë së të fortëve, paraardhës=pasardhësit të artit folklorik çam, bazave familjare, të të afërmve ai është muze i gjallë i ansamblit.

Portreti i artistit Skënder Beqiri
Njeriu që krijoi për herë të parë në Vlorë ansamblin çam, ka qenë Skënder Beqiri. Ai më ka hapur gazeta, letra, fotografi, duke më folur me zell, përpikmëri, rrjedhshëm për disa patriotë të komunitetit çam. Fliste për dinastinë e familjes çame me mbiemrin Dinej, si janë të njohur të parët e kësaj familjeje sot, më fliste për Piron e Epirit, (vallen pirike), më fliste për Aleksandrin e Madh të Maqedonisë (nëna tij ishte rritur në Çamëri), më fliste për tabllonë hyjnore të Darkës së të 12 –ve të Leonardo Davinçit (ku mbi ta fluturon një engjëll që është Eleuteri, njeri i shënjtë me origjinë çame nga Arta), më fliste për shkodranin, arkitektin, urbanistin, piktorin Kol Indromeno etj, shkodran me origjinë nga Çamëria, më fliste me dashuri dhe krenari për origjinën e instrumentit të gërnetës që e ka origjinën nga Çamëria etj., krenari të artit çam. Biseda e solli që në një moment të fliste dhe për krijimin për herë të parë në Vlorë të ansamblit çam. Më kanë thënë se ai ishte njeriu i parë, që i ish ngarkuar në shkurtin e 1978, ngritja e të parit ansambël çam në Vlorë dhe Shqipëri, fakt të cilin ma pohoi dhe koreografi i shquar i Vlorës, Jani Gjergji, ma pohoi dhe ish-valltarja virtuoze e Ansamblit të Ushtrisë popullore Tiranë dhe Vlorës,Tefta Çiraku. Ai nuk donte të fliste për veten, por donte të shkruhej më shumë për ansamblin çam në gazetën”Telegraf”. Ky është Skënder Beqiri. Ai që u thirr një ditë shkurti të vitit 1978 në Komitetin Ekzekuitiv dhe iu ngarkua nga “Partia e Punës”, ngritja e një ansambli çam. Më thirri në Komitetin Ekzekutiv, i ndjeri Piro Cakrani, i cili drejtonte sektorin e kulturës dhe më tha, se me urdhër të sekretares së komitetit Niqi Shtylla, isha ngarkuar të krijoja ansamblin çam të Vlorës. Kështu më tha Skënder Beqiri, fotograf i vjetër i Vlorës, teksa më dha disa foto të atij viti. Skënderi u tregua modest, duke i thënë se unë e kam një punë, atë të përgjegjësit të ish-ekspozitës “Vlora sot”, por Piro Cakrani tha se ky ishte urdhër nga lart. Ansambli çam duhej të ngrihej me rastin e 100-vjetorit të Lidhjes së Prizrenit dhe do të merrte pjesë në festivalin e madh të Gjirokastrës, në tetor të atij viti. Ishte një punë e vështirë. Deri në atë kohë nuk njihej asnjë këngë dhe valle çame, me përjashtim të programeve të pasura artistike të grupeve që mbante veziri Ali Pasha Tepelena në Janinë, shto këtu dhe të oborreve të djemve të tij, Veliut në Trikallë dhe të Myftarit në Lepanto, e para kjo, e dyta,vepra folklorike voluminoze e Fatos Mero Rrapaj nuk ishte botuar akoma. Edhe vet çamët në shtëpitë apo në gëzime kur mblidheshin, nuk këndonin e hidhnin valle,me përjashtim të ndonjë burri të vjetër. Për të rinjtë as që bëhej fjalë. Skënder Beqiri më ka rrëfyer, treguar për çamët e tij, për çamët e atij viti që u përzgjodhën për të krijuar një komision apo grup pune, që do të kujdesej për përzgjedhjen e materialit, këngëve dhe valleve. Ky grup pune përbëhej nga Hajredin Shabani, Nuredin Resuli, Osman Zeneli, Jasin Balo, Anife Shabani, Hatixhe Hysa. Pas përzgjedhjeve të këngëve dhe valleve si një tufë të bukur me lule manushaqe që do të luante ansambli, puna vazhdoi me krijimin e një tjetër grupi pune, i cili do të angazhohej për gjetjen e njerëzve që do të përbënin ansamblin. Ky grup do të përbëhej nga Mustafa Suljoti, shkrimtari e oficeri i marinës shqiptare Fadil Zeqiri, Gjyslyme Hasani, Ing.Nexhat Veipi, juristi Nuh Aliu, Velide Muhameti. Repertori i përzgjedhur për ansamblin çam ishte “Këngë për Ali Demin”, e krijoi Hajredin Shabani, e këndoi Lumturi Osmani, kënga “Delvina me Çamërinë” e këndoi Hajredin Shabani. Kënga për “Hasan Tasinin”, kënga e “Bubulinës”, “Mare Nikës”, “Belës” u kënduan në grup. Vajzat çame nuk dilnin në valle dhe prindërit e tyre nuk donin t’i sillnin në ansambël, grupi i valles së grave u formua në atë kohë brenda familjes, vajza ime, kunata e të tjera gra. Më kujtohet se provat e para që ansambli dha në shtëpinë e beut, në sallë ishin 200 burra dhe asnjë femër. Vetëm një burrë në atë kohë në sallë kur përfundoi prova, m’u afrua dhe më tha: Kam një vajzë në gjimnaz dhe dua të vijë në ansambël, quhej Xhevdet Malaj. Për të parë provat e ansamblit, i cili do të shkonte në festivalin e Gjirokastrës, kishin ardhur nga Tirana në Vlorë, Agron Çobani që ishte drejtor i televizionit shqiptar, Panajot Kanaçi, ndërkohë që nga Vlora anëtarë të jurisë ishin Xhebro Gjika e Namik Xhafa, por dhe disa specialistë të tjerë të kulturës e folklorit në Vlorë. Kur doli grupi i grave, më kujtohet Panajot Kanaçi që tha: “Kjo valle është luajtur në Paris në shekullin e 18-të.” Kur pa vallen e burrave “Vallja e Xhamadanit” ai tha: “Tani Greqia ka kopjen, kurse ne kemi origjinalin!”. Pas dhënieve të provave të para në shtëpinë e beut, ansambli çam do të do të jepte dhe një koncert në Sheshin e Flamurit, përpara qytetarëve vlonjatë. Ishte hera e parë që një ansambël çam, përfaqësues të këtij komuniteti, do të hidhte valle, do të këndonte në Sheshin e Flamurit,përpara vlonjatëve. Vlonjatët deri në atë ditë, nuk e dinin se si këndonin çamët, shqip apo greqisht, për këtë emocionet ishin të mëdha, përgjegjësia më e madhe. 

Reagimi i Athinës zyrtare
Ndëshkimi i grupit çam në festivalin e Gjirokastrës,1978…?! Jehona e valleve çame në Sheshin e Flamurit ishte aq e madhe, sa që i kaloi kufijtë kombëtarë. Radio Athina kishte reaguar në atë shkallë sa që kishte përhapur lajmin se në Sheshin e Flamurit kishte ndodhur një ngjarje e rëndë. Në lajmin e 23 maj 1978, Radio Athina theksonte se një ngjarje e papritur, e jashtëzakonshme ishte shënuar ne Vlorë. Në Sheshin e Flamurit ansambli çam, dha një shfaqje folklorike që e ngriti në lartësi të mëdha Çamërinë. Ky koncert i ansamblit çam nuk do t’i pëlqente Greqisë. Pas kësaj ansambli çam u ndalua të shkonte në Gjirokastër. Pjesëtarët e ansamblit e kuptuan se koncerti i dhënë prej tyre ne Sheshin e Flamurit rrezikonte të shkaktonte incident të rëndë diplomatik midis dy vendeve. Komunikimi: Ansambli çam nuk do të shkonte në festivalin e Gjirokastrës…?! Dy nga gratë e ansamblit, ato që kishin kontribuar më shumë për ngritjen e grupit të valles së femrave, Habibe Beqiri dhe Hatixhe Teme, do t’i drejtoheshin me fjalë zyrtarit që komunikoi lajmin: “Kemi 30 vjet të martuara e nuk kishim kërcyer përpara kunetërve e jo më përpara popullit të tërë, por kur e kërkoi partia ne e bëmë këtë!”. Turp t’ju vijë për këtë që po bëni! U habit deri aty, sa Skënder Beqirit, Moisi Dalipit, Jaho Çepurit, Anife Shabanit, Sulejman Omerit t’u merreshin pasaportat. Fotografi, artisti i vjetër në fund të rrëfimit, na tregon dhe një album të ansamblit, foto të bërë prej atij viti, në vitin 1978, në ditët e para të ansamblit. Dalja për herë të parë e këtij ansambli për të dhënë shfaqje në Sheshin e Flamurit, do të thyente një tabu të kohës, do të fillonte nisjen e marrëdhënieve të reja midis komunitetit vlonjat vendas dhe komunitetit çam, një komunitet që jeton prej dekadash në Vlorë dhe gjithë Shqipërinë. I ardhur pas gjenocidit grek, por kultura pak njihej në qytet. Skënder Beqiri fotograf nga Vrohonai, Çamëri, me brezin e parë themelues dhe Sali Nuredini nga brezi pasardhës që morën stafetën në vazhdim, vlonjatët i njohin mirë, kanë një meritë të padiskutueshme për këtë!!!

Xhamadanët e kuq me shqiponjën e zezë dy krenore
Duke parë vlerën e artit të prezantuar, fondin e pasur të valleve që la mbresa të mëdha tek artdashësit vlonjat, u mendua më me trimëri, mençuri, që të vente në festivalin e Gjirokastrës vallja e Osman Takës, ku valltari Taip Madani e kërceu mjeshtërisht. E kërceu vallen si tipike pirike, me atë ai tipizoi të gjithë trimat nga koha e Pirros së Epirit, deri në kohët tona. Me lëvizjet energjike, mjeshtërore, artistike, aerobike, elegancën që e karakterizonte përmbajtjen e valles së Osman Takës, ai vazhdoi ta përfaqësojë në festivalet e mëvonshme. U kërcye dhe jashtë shtetit. Bashkë me vallen “Festë të madhe ka sot Shqipëria”, fitoi brezin e artë në Dizhon të Francës. Vallja e Osman Takës është quajtur legjendë. Kjo valle i përket Osman Takes, një shqiptari çam, trim. fisnik, që ka luftuar kundër ushtrisë osmane. Kur Osman Taka u zu rob prej tyre, ai i shpëtoi dënimit me vdekje, duke vallëzuar para ekzekutimit një valle të lashtë çame, si dëshira e tij e fundit para vdekjes. Ushtarët turq u mahnitën nga lëvizjet e tij. Vallja e Osman Takës është një valle çame shumë e lashtë, ajo u përket ushtarëve të Pirros së Epirit, rreth 2300 vjet më parë, kur ata vallëzonin para se të shkonin në luftë. 

Vijon nesër…..
Sigal