Japonia detekton një shkelje të sanksioneve kundër Phenianit

618
Një transferim i mundshëm malli mes një naftëmbajtëseje koreanoveriore dhe një anije që mbante flamurin e Maldiveve u detektua nga autoritetet japoneze në Detin e Kinës Lindore, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme që dyshon për një shkelje të re të sanksioneve që prekin Phenianin.
Bëhet fjalë për transferimin e katërt të dyshuar të sinjalizuar nga autoritetet japoneze që prej fillimit të vitit.
Kjo ngjarje ndodh vetëm pak ditë pas vendimit të Donald Trump për të aplikuar sanksione të reja kundër Koresë së Veriut, shkruan atsh.
“Këtë herë, një avion ushtarak patrullues japonez vëzhgoi të shtunën dy naftëmbajtëse, koreanoverioren ‘Chon Ma San’ dhe ‘Xin Yuan 18’ të regjistruar në Maldive, që qëndronin pranë njëra-tjetrës rreth 220 kilometra larg brigjeve të Shangait”, sipas një komunikate të Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Sigal