Vrau një vit më parë, dënohet me 33 vjet burg Ëngjëll Hodaj

501
Gjykata ka pranuar kërkesën e Prokurorisë Fier për shpalljen fajtor të të pandehurit Engjëll Hodaj, duke e dënuar me 33 vjet burg, për veprën penale të “vrasjes në rrethana cilësuese” për një ngjarje të ndodhur në dt. 28.02.2015 në fshatin Roms në Mallakastër, në të cilën ka mbetur i vdekur me armë zjarri shtetasi Eduart Zotaj dhe është plagosur rëndë Blerim Beqiraj. Shkak për këtë ngjarje të rëndë ka qenë një debat i momentit ndërmjet autorit dhe viktimës e të dëmtuarit, të cilët gjendeshin në një lokal të zonës. Gjykimi ndaj të pandehurit është zhvilluar me procedurë të shkurtuar dhe, për këtë arsye, në përfundim gjykata e dënoi përfundimisht me 22 vjet burgim.
Sigal