Sigal

Është vetëdorëzuar në polici autori i vrasjes së 16 vjeçarit Denis Vrenozit , Florjan Gega. Viktima është qëlluar vetëm 1 herë me thikë.

Ngjarje e rëndë ndodhi ditën e sotme në Fier, në zonën e njohur si “Zogu i Zi”, ku si pasojë humbi jetën një 16-vjeçari.

Njoftimi i policisë:

Pas identifikimit dhe shpalljes në kërkim nga policia, dorëzohet në polici autori i dyshuar i plagosjes me thikë në “Zog të Zi”.

Në datën 18.10.2018 rreth orës 16:30 pas një zënke për motive të dobëta mes 2 të rinjve, shtetasi F.G, 17 vjeç, ka qëlluar me thikë shtetasin D.V, 16 vjeç.

Si pasojë e plagëve të mara shtetasi D.V ka ndërruar jetë.

Pas ngritjes së grupit hetimor, policia identifikoi autorin e dyshuar dhe e shpalli në kërkim.

Specialistët për Hetimin e Krimit kanë bërë arrestimin në flagrancë per vepren penale “Vrasje me dashje”, parashikuar nga Neni 76 i Kodit Penal.

Specialistët për Hetimin e Krimeve po kryejnë procedurat për ndalimin e shtetasit F.G.