Vrasja në Kavajë, policia jep detaje të reja

465
Policia e Kavajës jep detaje për krimin e ndodhur paraditen e së hënës në Luz të Madh të Kavajës. Sipas policisë, autori Xhevdet Saraçi, 56 vjeç dhe viktima Ismet Xhani, 30 vjeç kishin konflikte të mbartura me njëri-tjetrin dhe prerja e pemës së plepit ka qenë vetëm fundi i konfliktit mes dy komshinjve që la pas një viktimë.
Autori ka pranuar në polici se ka pasur probleme me fqinjin 30-vjeçar, pasi ky i fundit i ngacmonte vajzën. Pas këtij pohimi, policia e Kavajës i ka shtrirë hetimet duke marrë në pyetje persona të afërt nga të dy palët.
Fqinjët e personave të përfshirë në këtë konflikt, kanë rrëfyer për policinë lokale se 56 vjeçari, i cili në jo pak raste lëvizte i armatosur, përfshihej vazhdimisht në konflikte verbale me bashkëfshatarët e tij, ashtu sikurse edhe me 31 vjeçarin Ismet Xhani. 56-vjeçari, baba i katër fëmijeve, është shprehur i penduar për krimin dhe ka kërkuar falje, duke pohuar se gjithçka ka ndodhur në gjaknxehtësi e sipër.
Xhevdet Saraçi ka kërkuar nga policia, marrjen në mbrojtje të familjarëve të tij.
Sigal