Aksident i rëndë me vdekje në Poliçan, humbet kontrollin e mjetit dhe bie nga një lartësi, tre të plagosur rëndë

123
Sigal

Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në hyrje të qytetit të Poliçanit, në Berat.

Një mjet ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga një lartësi, duke përfunduar në një fat tragjik për një nga personat në mjet.

Si pasojë e aksidentit raportohet se 1 person ka humbur jetën dhe 3 të tjerë janë plagosur rëndë.

Sipas burimeve, mes të plagosurve është edhe një vajzë 14-vjeçare.
Viktima dhe të plagosurit janë transportuar për në Spitalin Rajonal të Beratit.

Ende nuk dihet shaku zyrtar i aksidentit, ndërkohë që policia dhe ambulanca kanë mbërritur në vendngjarje.