Çobenj nga India do të punësohen në Shqipëri, do t’i sjellin si familje të mos arratisen

183

“Punonjësit nga vendet e treta do t’i sjellin familjarisht në Shqipëri që të mos arratisen drejt vendeve të BE-së, siç ka ndodhur rëndom me sanitaret e hoteleve në Durrës e Vlorë, që janë rekrutuar nga Nepali. Indianët pritet të mësojnë nga profesorë të afirmuar shqiptarë sesi ruhen lopët dhe delet e shqiptarëve, që janë larguar jashtë Atdheut.”

Sigal

 

  • Ekspertja: Do marrim çobanë e bujq nga India e Nepali ,me gjithë familje që të mos arratisen

Çuditë nuk kanë të sosur në Shqipëri, në një kohë kur tregu i punës po vuan mungesën e profesionistëve, kryesisht në zanate dhe punë që refuzohen të kryhen nga të rinjtë kur sektorët e ekonomisë po vuajnë më shumë emigrimin e forcës punëtore janë bujqësia dhe blegtoria. Teksa qeveria u kujdes duke ia lënë në dorë Frida Krifcës plotësimin e vendeve vakante duke krijuar “Akademinë” e barinjve, duket se edhe vetë operatorët e punësimit po përpiqen të “reformojnë” tregun me çobenjë e bujq që i rekrutojnë në Indi apo Nepal. Kujtojmë se kohë më parë në një mbledhje të Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese, ministrja e Bujqësisë u premtonte me bujë një akademi barinjsh për të nxitur sipas saj të rinjtë për të kthyer vëmendjen nga ruajtja e bagëtive në mal, për ta shndërruar në profesion.“…Nuk duan njerëzit të shkojnë në mal të jenë barinj. Barinjtë duan të bëjnë një profesion, që është më i lehtë. Është një profesion që është e vështirë dhe duam ta ruajmë dhe do të nxisim të rinjtë, do shkojmë t’i gjejmë, do bëjmë një akademi për këtë, dhe do i subvencionojmë vetëm për mbajtjen e tufës. Jemi të vetëdijshëm për këtë problem, duam të mbështesim fermat e mëdha. Të bashkohen fermerët të mos mbajnë nga një lopë”,- shprehej Frida Krifca.

Duket se deklarata e ministres i ka rënë në vesh ekspertes së punësimit, Kumrie Zika, e cila është shprehur në “Panorama e Mëngjesit”, se në Shqipëri, po punësohen çobanë, muratorë dhe bujq nga Nepali, Sri Lanka dhe India. Madje ajo nënvizoi se punonjësit nga vendet e treta do t’i sjellin familjarisht në Shqipëri që të mos arratisen drejt vendeve të BE-së, siç ka ndodhur rëndom me sanitaret e hoteleve në Durrës e Vlorë, që janë rekrutuar nga Nepali.“Ka mungesa në bujqësi, kryesisht në bujqësi po bashkëpunoj për t]i sjellë nga Nepali, Sri Lanka, në fushën e ndërtimit nga India. Jemi në hapat e parë, do e finalizojmë pas dy muajsh, do të jenë në Shqipëri. Fusha e bujqësisë është e paprekur, kërkohen punonjës, nuk arrijmë që ta mbulojmë me shqiptarë ndaj domosdoshmërisht duhet të marrim të huaj. Njerëzit nga Sri Lanka janë njerëz që punojnë dhe e njohin mirë bimën, çështjen e bujqësisë dhe blegtorisë. Nuk do i marrim nga qyteti atje për t’i sjellë në fshat këtu. Do marrim edhe çobanë nga jashtë, por jo si individ, si familje. Kur një fermë këtu kërkon që t’i mbahet ferma nga një familje e huaj, i sjellim një familje dhe të qëndrojnë në fshat. I bën më të qëndrueshëm në Shqipëri. Kur i sjellim tek e tek arratisen në vende të Evropës, kështu që më mirë t’i sjellim si familje që mbas 2 vitesh i dërgojmë ne në Evropë, por jo të arratisen”,- deklaroi ajo.

  • “Indianët vijnë të zhvillojnë Shqipërinë! Regjistrohen në Akademinë e Barinjve të Frida Krifcës”

Bujqësia, blegtoria, ndërtimi dhe shërbimi janë disa nga sektorët që vuajnë më së shumti mungesën e forcës punëtore në vendin tonë. Shkaku kryesor i kësaj është paaftësia për të konkurruar me pagat nëpër vendet evropiane. Të rinjtë zgjedhin të punojnë në ndërtim në Gjermani apo në Britani, ku paga është shumë më e lartë se në atdheun e tyre.

Sa për bujqësinë, duket se qeveria dhe agjencitë që merren me sjelljen e punëtorëve e kanë zgjidhur problemin. Një eksperte punësimi në një intervistë të dhënë për mediat është shprehur se do të sillen në Shqipëri familje nga vende si Sri Lanka apo India për të punuar si barinj në Shqipëri.“Kur një fermë këtu kërkon që t’i mbahet ferma nga një familje e huaj, i sjellim një familje dhe të qëndrojnë në fshat. I bën më të qëndrueshëm në Shqipëri. Kur i sjellim tek e tek arratisen në vende të Evropës, kështu që më mirë t’i sjellim si familje, që mbas dy vitesh t’i dërgojmë ne në Evropë, por jo të arratisen”,-u shpreh ajo. Problemi më i madh deri më tani është fakti se punëtorët që sillen nga jashtë arratisen drejt vendeve më të zhvilluara të Europës dhe duket se qeveria në bashkëpunim me agjencitë përkatëse e kanë gjetur zgjidhjen, duke i marrë komplet si familje. Në këtë mënyrë do të zgjidhet përfundimisht edhe çështja e mungesës së forcës punëtore, si dhe do të nisë punën edhe Akademia e Barinjve, që ministrja Frida Krifca na kishte premtuar. Indianët pritet të regjistrohen në masë dhe të mësojnë nga profesorë të afirmuar shqiptarë sesi ruhen lopët dhe delet e shqiptarëve, që janë larguar jashtë Atdheut. Ndoshta në fund të studimeve Frida do të shpërndajë edhe medalje ari për arritje të shkëlqyera në mësime për barinjtë e çobenjtë indianë e nepalezë. Praktikisht kjo është situata në të cilën ndodhet vendi ynë, ku përveç shqiptarëve, që e kanë braktisur tërësisht, as indianët e nepalezët s’na i hedhin sytë. Ata e shohin Shqipërinë thjesht si një mundësi për të ardhur në Europë, e më pas për t’u larguar lirisht drejt Gjermanisë apo vendeve të tjera. Gjithsesi, qeveria jonë nuk do t’i ndalë përpjekjet e palodhura për t’i sjellë, në vend që të rregullojë tregun e saj të punës, duke iu përafruar vendeve si Kroacia. Nëse nuk i ruajmë vetë dhentë, si mund të na i ruajë një indian? Mbetet për t’u parë, po populli vazhdon të besojë verbërisht te arritjet e qeverisë që nisin me akademitë inovative të barinjve indianë të ministreshës. Shkrim satirik joq