Vrasja e katërfishtë në Gjonomadh të Korçës,Gjykata burg përjetë Latollarit

529
Sigal

KORÇË – Një vit pas vrasjes së katërfishtë në fshatin Gjonomadh, Gjykata e Korçës ka dënuar me burg përjetë autorin e ngjarjes, Bashkim Latollarin.
 
Të njëjtën masë kërkoi edhe Prokuroria rreth 2 javë më parë e cila teksa ka parashtruar edhe njëherë rrjedhën e ngjarjes që kishte në thelb prishjen e një lidhje dashurie prokuroria ka theksuar se në 7 janar të këtij viti Bashkim Latollari ka vrarë në banesë Belimon Meçollarin dhe bashkëshorten e tij Danjela Mecollari, me të cilën kishte një lidhje dashurie e më tej ka vrarë edhe çiftin e bashkëshortëve Rexhep e Valentina Metellari.
 
Pasi nisi procesi gjyqësor për autorin e këtij krimi tronditës, Gjykata refuzoi zhvillimin e një procesi gjyqësor të shkurtuar ndaj tij ndërsa prokuroria ka kërkuar që ndaj tij të jepet dënimi maksimal me burg përjetë.

Krimi i rëndë
Më 07.01.2014, rreth orës 1800’- 1830, në fshatin Gjonomadh i pandehuri Bashkim Latollari ka kryer një krim shumë të rëndë. Ai me një armë zjarri që mbante pa leje të organeve shtetërore kompetente ka vrarë për motive të dobëta shtetasit Beliman Meçollari, Manjola Meçollari, Rexhep Metellari dhe Valentina Metellari. Viktima Beliman Meçollari ishte bashkëshorti i viktimës Manjola Meçollari, kurse viktima Rexhep Metellari ishte bashkëshorti i viktimës Valentina Metellari.

Shtetasi Beliman Meçollari ishte nipi i Rexhep Metellarit, djali i motrës së tij. Konkretisht, i pandehuri Bashkim Latollari kishte shkuar fillimisht në banesën e viktimes Beliman Meçollari, brenda ambienteve të guzhinës së saj, dhe kishte qëlluar me armë atë dhe bashkëshorten e tij Manjola, në prezencë të fëmijve të tyre të mitur, duke u shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Më pas, i pandehuri kishte shkuar edhe në kasollen ku banonin viktimat Rexhep Metollari dhe Valentina Metollari dhe kishte qëlluar edhe mbi ta me armë, duke u shkaktuar po ashtu vdekjen e menjëhershme. Nga goditja me armë viktimat Manjola Meçollari dhe Valentina Metellari kishin marrë nga tre plagë tejshpuese, kurse viktimat Beliman Meçollari dhe Rexhep Metellari kishin marrë nga një plagë tejshkuese.

Pas kësaj ngjarje u gjetën dhe administruan me cilësinë e provës materiale arma e krimit, shtatë gëzhoja automatiku të qitura nga kjo armë, një predhë dhe disa fishekë. Katër gëzhoja dhe një predhë u gjetën gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes në banesën e viktimës Beliman Meçollari, kurse tre gëzhoja u gjetën gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes në kasollen e shtetasit Rexhep Metellari. Të shtatë gëzhojat dhe predha janë qitur nga arma e krimit që ju morr me cilësinë e provës materiale shtetasit Bashkim Latollari. Nga kontrolli i vendeve në posedim të autorit të ngjarjes Bashkim Latollari u gjetën gjithashtu në një kasolle prej derrase, të ndodhur brenda oborrit të banesës së tij, një arkë me fishekësh. – See more at: http://shqiptarja.com/Aktualitet/2731/vrasja-e-katerfishte-ne-gjonomadh-te-korcesgjykata-burg-perjete-latollarit-259928.html#sthash.iwH8KLMP.dpuf