Niset kontigjenti i 23 në Afganistan Kodheli: Bëjmë botën më të sigurtë

455
Sigal

TIRANE – Shqipëria ka nisur sot kontingjentin e saj të 23-të paqeruajtës në Afganistan. Nisja e këtij kontingjenti është bërë ditën e sotme, në kuadër të misionit “Resolute Support”.

Të pranishëm në  ceremominë e nisjes së tyre, ishte e pranishme edhe Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli. Në fjaën e saj Ministrja Kodheli e cilësoi dërgimin e trupave paqeruajtëse si një faqe e re angazhimi që është hapur në Afganistan.

Kodheli theksoi se Shqipëria po jep ndihmën dhe mbështetjen e saj krah qeverisë së Kabulit, në funksion të forcimit të stabilitetit dhe ngritjes së sigurisë në Afganistan.

Ministrja nënvizoi rëndësinë e këtij operacioni për ndërtimin e një bote më të sigurtë për të ardhmen, ndërsa shtoi në këtë drejtim se Shqipëria do të jetë gjithnjë krah aleatëve të saj, për t’ia arritur këtij qëllimi.

“Po hapim një fazë të re angazhimi në Afganistan. Ne po mbështesim qeverinë e Kabulit për forcimin e stabilitetit dhe ngritjen e sigurisë në vend. Shqipëria është dhe do të jetë krah aleatëve dhe partnerëve në ndërtimin e një bote më të sigurtë për fëmijët tanë.” tha në fjalën e saj Ministrja Mimi Kodheli.
 
Pre kohësh Shqipëria është e angazhuar në dërgimin e trupave paqeruajtëse në vende të ndryshme me trazira, mes të cilave edhe Afganistani, duke qëndruar krah aletatëve të NATO-s dhe SHBA-ve.