Vrasja e 19 vjeçarit grek, publikohet fotografia e të dyshuarit shqiptar

470
Tre shtetas shqiptarë akuzohen për vrasjen e një 19 vjeçari në Greqi. Ndaj tyre poritet të nxirret urdhër arresti ndërkombëtar, pasi konsiderohet e sigurt se janë larguar nga Greqia dhe ndodhen në Shqipëri. Tashmë është verifikuar se dy prej tyre kanë dalë nga pika e kalimit kufitare të Kakavijës, ndërsa i dyshuari si autor i vrasjes është ende në kërkim.
Media greke ka publikuar një foto të personit që akuzohet se goditi me thikë duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse 19 vjeçarit grek.
Fotografia është gjetur në telefonin e viktimes të sekuestruar në vendngjarje.
Media thotë se inicialet e 23 vjeçarit janë I.Z.
Dy të dyshuarit e tjerë, të moshës 24 dhe 33 vjeç akuzohen për tri vrasje në tentativë ndaj tre prej miqve të viktimës.
Që të tre kanë rezultuar persona të skeduar, kryesisht për vjedhje.
Policisë greke i është dashur kohë që të identifikojë autorët e vrasjes që ndodhur më 18 mars në një park të zonës Marusi në Athinë, shkruan ora neës.
Sipas versionit të policisë të përcjellë nga mediat, viktima dhe miqtë e tij u kishin paguar tre shqiptarëve 150 euro për t’i siguruar një sasi marihuane dhe dorëzimi ishte lënë për në vendngjarje. Por shqiptarët nuk e respektuan marrëveshjen dhe plasi sherri që pati atë përfundim tragjik.
Gjithsesi, familjarët e viktimës kanë përgënjeshtruar se shkaku i sherrit ishte kanabisi. Avokati i familjes, Aleksis Kujas publikoi mbrëmjen e të mërkurës një deklaratë për shtyp, ku paraqet një version krejt të ndryshëm. Sipas deklaratës, viktima u ndodh aty ndërsa sherri kishte shpërthyer dhe ndërhyri që të ndihmonte të rinjtë grekë, me rezultat të humbasë jetën.
Sigal