Vra*sja e 14-vjeçarit, nis protesta para MASH, kërkohet dorëheqja e ministres

70
Sigal

Para Ministrisë së Arsimit ka nisur protesta e dytë për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani.

Prindër dhe përfaqësues të shoqërisë civile kërkojnë dorëheqjen e ministres së Arsimit Ogerta Manastirliu si përgjegjëse për mosfunksionimin e sigurisë në shkolla në rastin tragjik të të miturit.

Ndryshe nga marshimi i disa ditëve më parë ku pjesëmarrja ishte masive, pjesëmarrja në protestën e sotme ishte e vakët gjë që është vënë në dukje nga vetë protestuesit.

I mituri Martin Cani u vra me thikë pranë shkollë Fan Noli, 1 javë më parë nga 14-vjeçari M.L, pas një konflikti verbal që të miturit, të dy nxënës të shkollës në fjalë kishin pasur më herët.