Vodhën energjinë, arrestohen dy banorë në Berat

405
Sigal
Dy banorë në qytetin e Beratit janë arrestuar në flagrancë pasi vodhën energjinë elektrike. Isuf Toto, 43 vjeç sipas policisë u kap me një lidhje të paligjshme ndërkohë që, Eduart Muzhaka, 38 vjeç kishte dëmtime tek vula e sigurisë së matësit të energjisë elektrike. Ndërkohë që 3 përgjegjës për leximin e matëseve pranë OSHEE së Beratit janë proceduar në gjendje të lirë. V.B, 62 vjeç, K.T, 54 vjeç dhe M.A, 54 vjeç u proceduan pasi gjatë kontrollit të ushtruar është konstatuar ndërhyrje e jashtëligjshme në matësat e energjisë elektrike të dy subjekteve private të shtetasve Isuf Toto dhe Eduart Muzhaka.
NOA