Vlorë/ Sekuestrohet drogë dhe armë, në pranga 8 persona

425
Policia në Vlorë ka arrestuar në flagrancë 8 persona dhe ka sekuestruar drogë e armë. Në pranga kanë rënë shtetasit; Rajmond Selfaj, 33 vjeç; Saimir Hoxhallari, 36 vjeç; Taulant Kalaj, 26 vjeç; Dorian Rexhepaj, 30 vjeç; Geraldo Zeneli, 23 vjeç; Romarjo Ymeri, 21 vjeç; Arben Hodaj, 51 vjeç; Tahir Imaj, 47 vjeç.
Shërbimet e Policisë së Vlorës kanë bërë të mundur arrestimin e këtyre shtetasve pasi janë kapur në flagrancë në fshatin Tragjas i Vjetër, pranë vendit të quajtur “Përroi i vilave”, në një parcelë të hapur posaçërisht për kultivimin e bimëve narkotike, në të cilën u gjetën të mbjella rreth 1000 rrënjë bimë të llojit kanabis, të cilat u asgjësuan me copëtim dhe djegie me zjarr.
Gjithashtu, nga kontrolli i ushtruar përreth zonës ku këta shtetas qëndronin, janë gjetur të fshehura dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 4 armë zjarri: 1 armë zjarri “Automatik model-56”; 3 armë zjarri të tjera “Pushkë10, model-56”; 1 krehër me 30 fishekë të kalibrit 7.62 mm. Po punohet për zbulimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Sigal