Vlorë, krim makabër, xhaxhai i pret kokën nipit 12-vjeçar

625
Një ngjarje shumë e rëndë ka tronditur qytetin e Vlorës mesditën e kësaj të mërkure, ku xhaxhai i ka prerë kokën nipit të tij. Ngjarja ka ndodhur në një banesë në zonën e Palasë dhe dyshohet se xhaxhai që ka kryer krimin makabër ka probleme mendore. Sipas të dhënave paraprake, bëhet e ditur se, J.Z i ka prerë kokën nipit A.Z 12 vjeç. Burime pranë vendit të ngjarjes bëjnë të ditur se, xhaxhai i të miturit njihej si person problematik, pasi herëpas’here ai priste bagëtitë dhe kokat i tyre i mbante. Po ashtu, mësohet se, djali i mitur kishte shkuar për vizitë tek shtëpia e xhaxhait aty ku dhe humbi jetën.
Sigal