Vlorë, furgoni i pasagjerëve përplaset me makinën tek Uji i Ftohtë, 1 i plagosur

560
Dy mjete janë përfshirë në një aksident automobilistik në Vlorë. Ngjarja ndodhi mesditën e sotme në zonën e Ujit të Ftohtë.
Sipas informacioneve paraprake mësohet se në aksident janë përfshirë një furgon pasagjerësh, me targë CN174AH, i cili është përplasur me një autoveturë, ‘Benz’ me targë AA040LU. Mësohet se i plagosur ka mbetur drejtuesi i benzit.
Sakaq, nuk dihen ende shkaqet që çuan në këtë aksident.
Sigal