Pabesia e shtatë kërkesave greke

693
Që në ditët para të çlirimit të shtetit, pa u konsoliduar akoma, grekërit pas heqjen së robërisë nga Perandoria Turke në vitin 1824, në pikën 2 të kushtetutës pretendonin të merrnnin trojet shqiptare Vorioepirin (Shqipërinë e Jugut). Pavarësisht se në rolin ndihmues kryesor të revolucionit grek për pavarësi ndihmesën e dhanë shqiptarët si luftëtarët: Kollokotronët, Boçarët, Bubulina dhe Kapedanë Suljotë. Çështja e kufirit me grekët është e zgjidhur njëherë dhe përgjithmonë dhe nuk ka pse rihapet pasi Greqia dëshiron burimet tona natyrore, naftën dhe gazin nën ujë në hapësirën tonë detare brenda kufirit me gjirin e Sarandës. Marrëveshja e Berishës dhe e Bashës për kufirin detar me Greqinë e nxorri Shqipërinë në ankand. Ndërsa lidhur me këtë problem presidenti Nishani nuk është prononcuar asnjëherë. Ndryshe ndodhi me Enver Hoxhën i cili ndërtoi shtet dhe në kohën e tij të tilla problemi kufitare me Greqinë nuk ekzistonin. Ai cilësohet si “Udhëheqës në interes të Shqipërisë dhe në shërbim të popullit të tij”. Duke mos harruar nga ana tjetër se deri në ditët e sotme qeveritë pasardhëse shqiptare kanë vënë në plan të parë politikën dhe jo ekonominë dhe mirëqënien e popullit. Po ky udhëheqës izoloi vendin dhe kolektivizoi gjithçka deri tek koteci i pulave, si dhe instaloi fabrikën e krematoriumit (lufta e klasave). Ndërsa Zogu bëri përpjekje për ndërtimin e shtetit shqiptar, por ai shiti Shën-Naumin dhe vodhi florinjtë për të mos folur për faktin se ai vrau katër kundërshtarët e tij politikë: H. Prishtinën, L. Gurakuqin, A. Rustemin dhe B. Currin. Lidhur me paktin detar, disa mendime po i jap në bazë të eksperiencës dhe përvojës time si specialist i forcave ajrore, ku me karrierën time si ushtarak kam dhënë kontribute cilësore, profesionale dhe institucionale për kryerjen e detyrës në ruajtjen dhe mbrojtjen e hapësirës ajrore shqiptare. 
Harta origjinale
Zotëroj hartën origjinale funksionale të shkallës 1:200000 (1 cm = 2 km në terren). Me këto harta ka punuar dhe vazhdon të punojë ushtria shqiptare në ruajtje dhe mbrojtje të kufijve tokësorë, detarë dhe ajrorë që bien për pendikular ndërsjellas me kufijtë e vendosura nga Konferenca e Ambasadorëve të Londrës në vitin 1913. Ky vendim e detyroi Greqinë të tërhiqej nga ishulli i Sazanit që e kishte pushtuar gjatë luftërave ballkanike. Problem i kufirit detar me Greqinë është zgjidhur në përshtatje me hartat detare të miratuara nga instituti i specializuar, i vetëm në botë për detet dhe oqeanet, i vendosur në Londër, që ka të drejta legjitime detare për dhënien e licencave. Pikërisht brenda këtyre kufijve, pjesë e konsiderueshme e hapësirës detare shqiptare, rreth 354.4 km 2, ndodhi në gusht 1946 incidenti i kanalit të Korfuzit, ku anijet ndihmëse angleze gjatë lundrimit shkelën kufirin e ujërave detare dhe ranë në fushën e minuar, të vendosura nga qarqet e caktuara anti shqiptare serbo- greke. Madje për këtë shteti shqiptar u dënua padrejtësisht nga Gjykata e Hagës, e cila për këtë edhe sot mban peng arin shqiptar. Nga viti 1946 deri në 2 gusht 1958, hartat detare ishin me mbishkrimin “Lundrim i rrezikshëm në kufirin e ujërave detare Shqiptaro-Greke”. Pas kësaj date mbishkrimi u hoq dhe filloi funksionimi normal i monitoruar i kufirit detar aktual shqiptar që e njeh e gjithë bota e lundrimit. Përpendikuluar me vijat bashkuese: Kepi i Qefalit – Kepi i Stillos përcaktojnë gjirin e Sarandës dhe Buna- Kepi i Rodonit, merret 12 milje (1 milje = 1852 m) nga kepet që janë ujërat territoriale shqiptare (Shih hartën). Përsa më sipër të gjitha veprimet janë bërë nën monitorimin e rregullt të ndërkombëtarëve për një afat kohor 1958-1965. Në konventën ndërkombëtare lë ambasadorëve të përhershëm të OKB citohet kjo fjali për vendosjen e kufijëve detare “Për riprecizimin e mëtejshëm të kufijve detare në ishuj, arqipelage, lumenj, liqene dhe dete të korrigjueshme sipas problemeve që dalin, me ndryshimet që pësojnë rrjedhjet dhe shtretërit e lumenjve dhe ndikimet e forcave të verbra të natyrës”. 
Harta e re me ekspertët e NATO-s
Në Komandën e Forcave Ushtarake Detare ekziston shërbimi hidro-energjetik i cili në bashkëpunim me aleatet e NATO-s, gjatë viteve 2002-2006 bënë studime për hartat detare, gjithmonë brenda kufijve aktualë detarë ekzistues shqiptarë. Në këtë kuadër është riprecizuar edhe kufiri me Greqinë për të cilin s’kemi pasur probleme, që në vitin 1975 kur Shqipëria riprecizoi dhe përcaktoi hapësirën dhe kufirin detar në distancë 12 milje nga kepet, gadishujt dhe ishujt. Gjendja aktuale e kufijve të hapësirës detare shqiptare në kanalin e Korfuzit është krijuar si rezultat i zbulimit në këtë hapësirë ujore të naftës dhe gazit në gjirin e Sarandës. Pra deformimi i kufirit detar shqiptaro-grek u bë me qëllim nga Greqia si rezultat i ndryshimit të pikave referuese nga vija kontinentale bregdetare Korfuz-Sarandë. Ky veprim u bë në kundërshtim të hapur me kërkesat e konventave ndërkombëtare dhe legjislacionit detar. Për përcaktimin e kufijve detarë grekët kanë marrë për bazë një shkëmb. Por, sipas ligjit detar në asnjë rast nuk merret për bazë një objekt siç është në këtë rast shkëmbi në det, ku si rezultat i baticave dhe zbaticave dhe nga shirat që bien gjatë vitit rritet niveli i ujërave detarë, duke bërë që shkëmbi të zhduket. Në kohë me thatësirë, kur bie niveli i ujërave, ky objekt del në pah. Pra me këtë argument që i referohen grekërit s’ka vend të gjenden shkëmbej që herë dalin e herë zhduken dhe që shërbejnë si alibi për të përcaktuar kufijtë detarë. Se kështu më e pakta është injoranca, hilja, rrëmbimi dhe dashakeqësia greke brenda. Në rast se do të negociohet, më parë për të zgjidhur këtë problem, kërkohen konsulta, argumente dhe shkëmbime mendimesh me specialistët e kodit të ligjshmërisë shqiptare, të institutit të Hartografisë shqiptare, të Ministrisë së Jashtme, të Mbrojtjes, të Flotës Ushtarake Detare, të Drejtorisë së Kufirit etj, për të trajtuar problemet e kufirit detar greko-shqiptar në gjirin e Sarandës. Të mos harrojmë për asnjë çast bashkëpunimin me fqinjin tonë Italinë dhe me specialistët e NATO-s, të Institutit të Hartografisë të lincensuar për detet dhe oqeanet në Londër si dhe specialistët amerikanë, anglezë dhe japonezë. Grekëve do t’iu kujtoj gjithë incidentet që ata kanë bërë dhe i kanë nxituar ndaj Shqipërisë. Konkretisht ata duhet të shfuqizojnë ligjin absurd të luftës, sepse me këtë ligj dy shtetet tona janë në gjendje lufte me njeri-tjetrin dhe me këtë situatë vazhdohet të abuzohet për rreth 75 vjet. 
Incidentet ndaj Shqipërisë
Edhe incidente lë tjera ndaj Shqipërisë nuk kanë munguar: Provokacionet e gushtit të vitit 1949, incidentet e herëpashershme gjatë fushatave zgjedhore me PBDNJ e Dules në zonën e Himarës, varrimi dhe zhvarrimi i eshtrave të shqiptarëve, vrasja e dy ushtarëve dhe një oficeri në ruajtje të depove të armatimit në fshatin Peshkëpi të Gjirokastrës në vitin 1996, incidentet fetare ortodokse në kishën e Përmetit, problemin çam dhe thirrjet antishqiptare të ushtarëve gjatë parakalimit të festës kombëtare greke me thirrjen: “Zorrët e shqiptarëve do t’i bëjmë lidhëse për këpucët tona”. Apo deklarata e eurodeputetit grek Georgjios Epitideios, anëtari i partisë naziste të “Agimit të Artë” që lufton per aneksimin e Jugut të Shqipërisë. Athina ka kërcënuar për vendosjen e vetos ndaj anëtarësimit të Shqipërisë ne BE, por kjo nuk është çështje e re. Edhe më tej kritikohen zgjedhjet e 21 qershorit 2015 si të parregullta. Gjeneral- Leitnanti nga Evia herë pas here ka marrë pjesë në aktivitete për autonominë e Vorioepirit dhe ka bërë disa vizita në Jugun e Shqipërisë. Këto deklarata janë në unison dhe vijnë pas atyre të kryetarit të PBDNJ Vangjel Dule se zgjedhjet nuk ishin demokratike: “Fakte si blerja masive e votës, retorika ekstreme nacionaliste, mospërputhje e vulave të sigurisë dhe shkelje të tjera që çuan në tjetërsimin e rezultatit të zgjedhjeve”. Athina megjithë krizën e saj ekonomike, qeverisëse dhe të besimit me Europën ende gjen mundësi të ushtrojë presion dhe të fut hundët në punët e brendshme të Shqipërisë. Me qëndrimet e pjesshme apo të përgjithshme grekët me sjelljen antishqiptare janë shumë konseguentë, qortues dhe arrogantë ndaj qeverisë shqiptare. Zgjedhjet e 21 qershorit për pushtetin vendor që u zhvilluan për herë të parë pas reformës territorial-administrative për decentralizimin krijojnë hapësira të reja investimi dhe shërbimi më të mirë dhe cilësor në interes të popullit. Ndërsa qeverisë së koalicionit të Majtë populli i dha legjitimitetin e plotë për çdo reformë dhe negociata për të mos bërë pazare me çështjet kombëtare. Mbi gjithçka është Shqipëria, shqiptarët dhe interesat e tyre kudo që ndodhen, banojnë dhe jetojnë.
(Kolonel në rezervë, specialist i forcave ajrore)
Sigal