Vlorë, arrestohet i kërkuari për vrasje

402
Policia e Vlorës ka vënë në pranga në orët e fundit një person të shpallur në kërkim për vrasje me paramendim. Burime policore nga qyteti bregdetar bëjnë me dije se në pranga ka rënë shtetasi Serri Çobo. Sipas burimeve, Çobo dyshohet se ka vrarë me thikë një shtetas shqiptar në Athinë, të identifikuar me inicialet A.Dh. Burimet shtojnë se, personi në fjalë është arrestuar në banesën e tij në fshtin Mifol, pas informacioneve të mbledhura në rrugë operative.
Sigal