Tiranë, sekuestrohen 71 kg kanabis; në kërkim poseduesi

182
Agjentë të komisariatit numër 5 të Tiranës kanë ndërmarrë në orët e fundit një operacion anti-drogë në rrethinat e kryeqytetit. Burime policore zyrtare bëjnë me dije se gjatë operacionit janë sekuestruar 71 kilogramë lëndë narkotike e llojit kanabis sativa. Sipas burimeve, kanabisi është gjetur në fshatin Dritas, në banesën e shtetasit me inicialet V.B, në fshatin Dritas, i cili është shpallur në kërkim. Burimet saktësojnë se lënda narkotike ishte e ndarë në 15 pako plastmasi dhe shtojnë se në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur edhe mjete për tharjen e saj.