Vlorë/ Arrestohen 4 persona për prerje të paligjshme e pyjeve

444
Policia e Vlorë ka arrestuar në flagrancë 3 persona si dhe një specialist të Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve Pyjore. Sipas burimeve zyrtare në pranga janë vënë Lame Veruari, 54 vjeç, administrator i një firme private; Viktor Isufaj, 42 vjeç dhe Skënder Vranari, 49 vjeç, të dy punëtorë pranë kësaj firme, të cilët akuzohen për prerje të paligjshme të pyjeve. Këta persona kanë prerë disa drurë pemësh në vendin e quajtur “Kavalona”, pranë Pyllit të Sodës. Policia ka arrestuar gjithashtu për “Shpërdorim detyre”, Pëllumb Hysajn, 60 vjeç.

Hysaj duke qenë më detyrë Specialist Menaxhimi për Pyjet, pranë Drejtorisë Rajonale të Shërbimit Pyjor Vlorë, konkretisht menaxhonte subjektin e shtetasit Lame Veruari, subjekt i cili ka fituar tenderin për prerjen e drurëve, për zjarr dhe lëndë ndërtimi në zonën Kume-Shashicë. Ditën e djeshme, rreth orës 12:30, Policia e Vlorës, në vendin pranë Stadiumit të Nartës, ka bërë të mundur ndalimin e automjetit me targë VL2496C, në pronësi të Veruarit, në të cilën u gjetën një sasi lënde drusore pa dokumentacionin përkatës.
Sigal