Vidhet kazinoja, autori kërcënon punonjësin me pistoletë lodër

421
Një vjedhje ka ndodhur në një qendër të lojrave të fatit tek kryeqëzimi i “21 Dhjetorit” në Tiranë rreth orës 13:30. Policia thotë se autori përdori një pistoletë duke kërcënuar punonjësin e kazinosë duke marrë xhiron ditore.
Deklarata:
Rreth orës 13:30, tek kryqëzimi i “21 dhjetorit”, në një qendër lojrash fati, ka ndodhur një vjedhje. Një shtetas ka përdorur një pistoletë kauçuku (lodër) ku ka kërcënuar punonjësin e kazinosë duke marrë xhiron ditore. Policia në vendin e ngjarjes sëbashku me grupin hetimor po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Sigal