Një 69-vjeçar ka humbur jetën në Elbasan teksa është vetëplagosur me armën e tij të gjahut. Ngjarja ka ndodhur në lagjen”5 Maji”.
Policia e Elbasanit thotë se Petrit Zenuni në kushtet e depresionit nervor është vetëplagosur me armë gjahu “Teke” në banesën e tij.
Ai është dërguar menjëherë për ndihmë mjekësore në Spitalin Kirurgjik Elbasan por më pas ka ndërruar jetë.
Arma e gjahut u sekuestrua nga grupi hetimor në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”.