Vetëhelmohet vajza në Tiranë, pasi e refuzoi i dashuri

545
Sigal

Një vajzë nga Tirana ka vendosur të vëtëflijohet pasi i dashuri i saj e refuzoi.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Tiranë, tre ditë më parë, por policia e ka mbajtur të fshehur.

A. Gj. e ka ndërmarrë aktin e rëndë të vetëflijimit pasi është përballur me refuzimin e të dashurit. Ajo ka shkuar në shtëpinë e këtij të fundit, por ai ka vendosur t’i japë fund lidhjes, duke mos i dhënë më asnjë shpresë.

Në kushtet e dëshpërimit, vajza është vetëhelmuar. Pasi ka konsumuar helmin ajo ka marrë një taksi në rrugën e Qelqit për të shkuar në shtëpi, por mësohet se e reja ka ndërruar jetë brenda në taksi.