Gjendet pas 8 ditësh trupi i peshkatarit në Butrint

454
Pas tetë ditësh, polumbarët e Forcave Detare kanë gjetur trupin e pajetë të Edmond Shahinit, personit që u mbyt në Butrint. Ngjarja në fjalë ka ndodhur mesditën e 22 marsit, në Liqenin e Butrintit, ku varka ku ndodheshin babë e bir u përmbys. Djali i Shahinit arriti të dalë me not nga liqeni, ndërsa trupi i 48-vjeçarit nuk ishte gjetur deri ditën e sotme.
Sigal