Basha: Rama e ka sjellë shtetin ligjor në vdekje klinike

428
Kreu i PD, pas takimit me Johannes Hahn, ka theksuar se opozita nuk mund të marrë pjesë në tryezën e Reformës në Drejtësi nëse mazhoranca nuk zbaton vendimet e Gjykatës Kushtetuese edhe për dy deputetët Rakip Suli dhe Valentina Leskaj. “Shumica nuk ka vullnet për zgjidhjen e çështjeve. Shqipëria është disa hapa prapa. Opozita është e interesuar për Reformën në Drejtësi. Të zbatohen vendimet e Gjykatës Kushtetuese për dy deputetët. Rama ti japë fund lojës me Kushtetutën. Qeveria dhunon ligjin e Kushtetutën”, ka thënë Basha.
Duke u ndalur në situatën aktuale të vendit, Basha ka thënë se ajo është dramatike dhe për këtë ka kërkuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian. “Situata në Shqipëri është dramatike. Opozitës i mohohen të drejtat kushtetuese. Shumica nuk arrin konsensus për çështjet madhore. Mbetet për tu parë zbatimi i ligjit të Dekriminalizimit. Kriminelët Rama po i përdor për të fituar referendumet. Persona me rekorde kriminale në Kuvend. Rama i ka bërë koordinatorë në PS, të inkriminuarit. Rama e ka sjellë shtetin ligjor në vdekje klinike. Dekriminalizimi mbetet peng i vullnetit të Ramës. Shteti ligjor në vdekje klinike”, ka thënë Basha.
Sigal