Vërshon uji në aksin Levan-Tepelenë, 4 persona mbeten të bllokuar brenda makinës në Fier

571
Pas daljes së lumit Vjosa nga shtrati, situata në zonat e prekura nga përmbytjet paraqitet problematike. Për shkak të vërshimit të ujërave të lumit Vjosa, është përmbytur nga uji aksi rrugor Levan-Tepelenë. Niveli i ujërave në rrugë mësohet se ka arritur deri në 20 centimetra.
Problematike situata paraqitet edhe në gjithë rrethin e Fierit. Katër persona kanë bërë apel për ndihmë, pasi ndodhen të bllokuar brenda makinës në fshatin Ferras të Fierit.
Ndërsa në rrethin e Korçës, situata paraqitet problematike në fshatin Menkulas, ku rrezikon të shembet ura. Aktualisht është ndaluar kalimi i mjeteve, për shkak të rrezikshmërisë.
Sigal