Plagosën 27-vjeçarin me thikë, pranga 3 të rinjve në Gramsh (Emrat)

531
Tre të rinj janë arrestuar në qytetin e Gramshit pasi dyshohet se plagosën një 27-vjeçar
Specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Gramsh bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: Aleks.Zh., 23 vjeç, Eros.S., 19 vjeç, Fabiol.L., 19 vjeç , të tre banues në Gramsh.

Arrestimi i tyre, u bë pasi më datë 29.07.2017, në vendin e quajtur “Kthesa e arkës së kursimit” Gramsh, në bashkëpunim me njëri tjetrin dyshohen të kenë goditur me mjet të mprehtë shtetasin R.Y., 27 vjeç banues në Gramsh, i cili është dëmtuar në pjesën e barkut dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim” dhe “Prishja e qetësisë publike” parashikuar nga nenet 88, 25 dhe 274 të Kodit Penal.
Sigal